Goditet grupi kriminal për trafik emigrantësh në Prishtinë! 9 në pranga, 2 nën hetim në gjendje të lirë
Pasaporta te sekuestruara
9 persona janë arrestuar dhe dy janë venë nën hetim në gjendje të lirë, si të dyshuar për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar në Prishtinë. Të arrestuarit janë nën akuzë për grup kriminal, falsifikim dokumentesh e trafik emigrantësh.
Siç njofton policia operacioni i parë është zhvilluar me datë 29 Tetor 2020 ku janë kontrolluar pesë (5) lokacione të ndryshme dhe janë arrestuar tre (3) persona të dyshimtë.
Ndërsa, në operacionin e sotëm janë kontrolluar dymbëdhjetë (12) lokacione dhe janë arrestuar nëntë (9) persona të dyshimtë, përderisa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Në deklaratën e policisë theksohet se gjatë kontrollit të lokacioneve në të dy këto operacione janë gjetur punëtori (laboratorë) të pajisur me aparatura dhe materiale që janë shfrytëzuar për prodhimin e dokumenteve të ndryshme të falsifikuara si dhe me qindra dokumente të falsifikuara si pasaporta, kartela identifikimi, patentë shoferi të falsifikuara të më shumë se gjashtëmbëdhjetë (16) shteteve të ndryshme kryesisht të vendeve të BE-së.
Në të dy këto operacione janë arrestuar gjithsej dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar të cilët me urdhër të prokurorit gjenden në mbajtje e të tjerët në paraburgim sipas vendimit të Gjykatës.
Në të dy këto raste, hetimet janë kryer në bashkëpunim me: EUROPOL-in, Shqipërinë si dhe disa shtete të BE-së. Në cilësi të prova materiale janë sekuestruar aparaturat, materialet që janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale si dhe dokumentet e falsifikuara dhe provat të tjera materiale.
Në vijim dhe të bashkangjitura gjeni fotot e rasteve me përshkrime. Gjatë 2 operacioneve janë sekuestruar disa laboratorë që falsifikonin dokumente
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 efektivë, njëri prej tyre ish shefi policie në Theth, sot pjesë e RENEA-s (EMRAT)
27 Nëntor, 19:25
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
Kukës/ Babai denoncon në Polici humbjen e djalit 17-vjeçar, nisin kërkimet dhe kontrollet për gjetjen
27 Nëntor, 15:39
-
Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë
27 Nëntor, 15:23
-
Tepelenë/ Përleshje pranë një prej gjimnazeve të qytetit, 2 të rinj konfliktohen me 4 nxënës! Policia procedon të rriturit, shkak motivet e dobëta
27 Nëntor, 14:39
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
Tropojë/ IMT i kapi duke ndërtuar pa leje në zonën turistike të Valbonës, Policia procedon 4 banorët
27 Nëntor, 13:40
-
Kukës/ U vetëplagos me armë në lokal, Policia arreston 19-vjeçarin e dëmtuar, pronarin dhe 3 të tjerë! Një i pestë në kërkim
27 Nëntor, 13:26