Sekuestrimet e ditëve të fundit nga SPAK, me vlerë 250 milionë euro në total, nuk duhet të frikësojnë qytetarët që kanë investuar para të ligjshme në këto prona me origjinë kriminale. Mesazhi vjen nga kreu i SPAK, Klodian Braho.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme garanton në një mesazh publik se “në asnjë rast nuk do të cenohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme”.

Kreu i SPAK Klodian Braho, thotë se pasuri të tilla rrisin forcën ekonomike të tyre, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike.

Për këtë arsye, - thekson ai – këto pasuri duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme.

“SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës nga Amerika Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprimtarisë së pastrimit të parave dhe të pasurive me origjinë kriminale.

Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme. Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike.

Për këtë arsye, pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme. 

SPAK garanton se veprimet e tij synojnë vetëm pasuritë me origjinë kriminale dhe pasuritë që lidhen me veprimtarinë kriminale. Në asnjë rast nuk do të cënohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe personave juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme”, thuhet në reagim.


Lajmi kryesor:

Goditet ‘kumbari’ i panjohur i drogës Salvador Aliu, furnizonte grupet shqiptare! Trafikuan 50 tonë kokainë, 1 në pranga, 9 në kërkim! Sekuestrohen 150 mln € pasuri, hotel e vila në bregdet (EMRAT+LISTA)