ITALI - Kristjan Asllani ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Interit pas një periudhe të gjatë, duke realizuar nga goditja e këndit në ndeshjen që Interi po zhvillon aktualisht kundër Udineses në Kupën e Italisë.
Ky gol e dërgoi rezultatin në 2-0 për Interin.
Goli i Asllanit erdhi pas një ndërprerjeje të lojës, e cila zgjati disa minuta për shkak të një emergjence shëndetësore të një tifozi në tribunë.
Megjithatë, pas realizimit të golit, ndeshja rifilloi dhe u kthye në normalitet.