Arsenali ka marrë biletën e mbetura për të qenë pjesë e gjysmëfinaleve të EFL Cup, ose siç e njohin në Angli, Carabao Cup. "Topçinjtë" e Mikel Artetas kaluan pas penalltive Crystal Palace në fazën çerekfinale, me kohën e rregullt që u mbyll 1-1 në "Emirates".
Ndeshja u zhbllokua vetëm në minutën e 80-të. Arsenali kaloi në epërsi me autogolin e Maxence Lacroix, por Crystal shpëtoi pa pësuar gol më herët edhe falë formës së mirë të portierit Benitez.
Kur u duk se gjithçka do fliste për vendasit, në minutën e fundit shtesë (90+5') Marc Guehi vendosi ekuilibrin për 1-1. Skuadrat iu drejtuan pikës së bardhë të penalltisë, nga ku u regjistruan 16 gjuajtje.
Ishte Arsenali që fitoi 8-7, teksa penalltia e gabuar për miqtë erdhi nga ai që shënoi autogolin, Maxence Lacroix. Me të vërtetë një mbrëmje jo e mirë për qendërmbrojtësin e Crystal Palace.
Kështu, Arsenali do përballet me Chelsean në gjysmëfinale, ndërsa çifti tjetër është Newcastle - Manchester City.
Komente







