La Liga në Spanjë është në raundin e 27-të dhe këtë të dielë githçka nisi me fitoren 5-1 të Villarreal kundër Granadas të Myrto Uzunit. Beratasi luajti ndeshjen e plotë duke mos shmangur dot humbjen e të tijve që janë në zonën e ftohtë. Në Madrid, Atletico fitoi 2-1 kundër Real Betis. Bilbao dhe Barcelona barazuan 0-0 në mbrëmje.
Në "Metropoliano", Atletico Madrid fitoi 2-1 me Real Betis duke u kthyer te tri pikët. Tanimë të besuarit e Simeones ndodhen në vendin e katërt dhe duket se kanë konsoliduar pozitat Champions. Golat për Atleticon u shënuan në pjesën e parë. Autogoli i Silvas i dha epërsinë vendasve, teksa Morata shënoi golin e dytë, me sulmuesin që më herët humbi edhe penallti. Paçka se Carvalho shkurtoi shifrat në pjesën e dytë, Betis doli pa pikë nga kryeqyteti spanjoll.
'Magjia' e Gironas u prish në ishull. Mallorca siguroi tri pikë të arta duke mundur 1-0 befasinë e këtij sezoni në La Liga, teksa Vedat Muriqi ishte në fushë për 90 minuta dhe zhvilloi një lojë të mirë. Goli i Copete në minutën e 33 vendosi ndeshjen, me vendasit që shkojnë në kuotën e 27 pikëve në vendin e 15-të, duke iu larguar disi zonës së ftohtë. Nga ana tjetër, Girona pëson humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit dhe nuk përfiton nga ndalesa 2-2 e Realit kryesues në Valencia.
La Liga, java 27-të:
E dielë:
14:00 Villareal 5-1 Granada
16:15 Atletico Madrid 2-1 Betis
18:30 Mallorca 1-0 Girona
21:00 Ath. Bilbao 0-0 Barcelona
Renditja: