Futbolli elitar në Itali, Serie A mbylli këtë të diel raundin e 12-të. Në mesditë Atalanta përmbysi 2-1 Udinesen dhe sheh nga kreu, ndërsa Berat Gjimshiti doli i dëmtuar pas 25 minutave. Interi dhe Napoli barauan 1-1 mes spektaklit, teksa kreu mbahet nga ekipi i Antonio Contes. Pas këtij raundi renditja e Serie A bëhet "lëmsh", me katër skuadra që kanë 25 pikë për vendin e dytë.
Interi dhe Napoli barazuan 1-1 në "Meazza" në kryendeshjen e javës së 12-të në Serie A. Me këtë rezultat janë napoletanët që mbajnë kreun me 26 pikë, ndërsa Inter shkon në pozitën e katërt, paçka se janë katër skuadra me 25 pikë.
Dueli nisi ashtu siç pritej, me raste nga të dyja skuadrat. Ishin miqtë që shënuan në minutën e 23 me McTominay, pas një asisti të Rrahmanit. Ekuilibrat do vendoseshin dy minuta nga fundi i së parës, kur Calhanoglu nga afro 27 metra lëshoi një "silurë" që u ndal në rrjetën e Meret. Turku bëri protagonistin në pjesën e dytë kur gaboi penalltinë në të 74 minutë, me topin që u stampua në shtyllën e djathtë pingule të Meret. "Engjëll dhe Djall" 32-vjeçari, ndërsa dy ekipet ndajnë nga një pikë. Kristjan Asllani qëndroi në stol për zikaltërit.
Në Bergamo, Atalanta fitoi 2-1 kundër Udineses dhe sheh nga kreu. Vendasit kaluan në epërsi pas 13 minutave lojë me Lookman, gol që u anulua për pozicion jashtë loje. Në të 25 minutë Atalanta mbeti pa Gjimshitin, me kapitenin e Kombëtares që i la vendin Ederson për shkak lëndimi. Në fundin e pjesës së parë, konkretisht në shtesën e tretë Kamara kaloi në epërsi Udinesen duke heshtur stadiumin. Duheshin katër minuta të zjarrta, me Pasalic në të 56 dhe autogolin e Toure në të 60 që bergamaskët të përmbysnin gjithçka dhe të dilnin me pikë të plota nga një duel që i ngjit mes pretendentëve.
Në "Olimpico" vendasit e Romës u mposhtën 2-3 nga Bologna dhe pësojnë humbjen e dytë radhazi në kampionat, duke konfirmuar formën jo të mirë, çka solli edhe shkarkimin e trajnerit kroat Ivan Juric nga stoli i verdhekuqve. Miqtë e Italianos kaluan në epërsi me golin e Castros në minutën e 25-të, para se El Shaarauy të barazonte në pjesën e dytë. Më pas Orsolini dhe Karlsson gjetën dy rrjeta të tjera te Bologna dhe goli i dytë nga El Shaarauy te Roma ishte sa për statistikë, me fundin që solli edhe tension mes lojtarëve.
Serie A, raundi 12-të:
E diel, 10 nëntor 2024
12:30 Atalanta 2-1 Udinese
15:00 Roma 2-3 Bologna
15:00 Fiorentina 3-1 Verona
18:00 Monza 0-1 Lazio
20:45 Inter 1-1 Napoli
Renditja:
Interi dhe Napoli barazuan 1-1 në "Meazza" në kryendeshjen e javës së 12-të në Serie A. Me këtë rezultat janë napoletanët që mbajnë kreun me 26 pikë, ndërsa Inter shkon në pozitën e katërt, paçka se janë katër skuadra me 25 pikë.
Dueli nisi ashtu siç pritej, me raste nga të dyja skuadrat. Ishin miqtë që shënuan në minutën e 23 me McTominay, pas një asisti të Rrahmanit. Ekuilibrat do vendoseshin dy minuta nga fundi i së parës, kur Calhanoglu nga afro 27 metra lëshoi një "silurë" që u ndal në rrjetën e Meret. Turku bëri protagonistin në pjesën e dytë kur gaboi penalltinë në të 74 minutë, me topin që u stampua në shtyllën e djathtë pingule të Meret. "Engjëll dhe Djall" 32-vjeçari, ndërsa dy ekipet ndajnë nga një pikë. Kristjan Asllani qëndroi në stol për zikaltërit.
Roma sapo ka shkarkuar trajnerin Ivan Juric. Humbja e pasdites së sotme në shtëpi ndaj Bolognas ishte vendimtare për trajnerin kroat. 2-3 ishte rezultati final në "Olimpico" në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të Serisë A. Pas De Rossit, Juric bëhet trajneri i dytë që Roma shkakron këtë sezon.
Deklarata zyrtare e Romës
"Ne duam të falenderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur në javët e fundit. Ai ka menaxhuar një mjedis të vështirë me profesionalizmin maksimal dhe për këtë ne i jemi mirënjohës. I urojmë të gjithë të mirat për të ardhmen e tij. Kërkimi për një trajner të ri tashmë ka filluar dhe do të shpallet në ditët në vijim”, thotë Roma.
Të gjitha gjasat të dërgojnë te Roberto Mancini, i cili është i papunë që pas shkarkimit nga kombëtarja e Arabisë Saudite.
Në "Olimpico" vendasit e Romës u mposhtën 2-3 nga Bologna dhe pësojnë humbjen e dytë radhazi në kampionat, duke konfirmuar formën jo të mirë, çka solli edhe shkarkimin e trajnerit kroat Ivan Juric nga stoli i verdhekuqve. Miqtë e Italianos kaluan në epërsi me golin e Castros në minutën e 25-të, para se El Shaarauy të barazonte në pjesën e dytë. Më pas Orsolini dhe Karlsson gjetën dy rrjeta të tjera te Bologna dhe goli i dytë nga El Shaarauy te Roma ishte sa për statistikë, me fundin që solli edhe tension mes lojtarëve.
Në Bergamo, Atalanta fitoi 2-1 kundër Udineses dhe sheh nga kreu. Vendasit kaluan në epërsi pas 13 minutave lojë me Lookman, gol që u anulua për pozicion jashtë loje. Në të 25 minutë Atalanta mbeti pa Gjimshitin, me kapitenin e Kombëtares që i la vendin Ederson për shkak lëndimi. Në fundin e pjesës së parë, konkretisht në shtesën e tretë Kamara kaloi në epërsi Udinesen duke heshtur stadiumin.
Duheshin katër minuta të zjarrta, me Pasalic në të 56 dhe autogolin e Toure në të 60 që bergamaskët të përmbysnin gjithçka dhe të dilnin me pikë të plota nga një duel që i ngjit mes pretendentëve.