Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka mbyllur javën e katërt këtë të diel. Me fillim nga 16:00 në Vlorë, Flamurtari fitoi 2-1 me Vorën, duke siguruar triumfin e parë këtë sezon. Në 19:00 në "Elbasan Arena" skuadra e AF Elbasanit mundi 3-2 Apoloninë me përmbysje, duke marrë kreun e klasifikimit.
Në stadiumin e Vlorës, Flamurtari fitoi 2-1 me Vorën për javën e katërt në Kategorinë e Parë. Ky ishte suksesi i parë i djemve të Emilionao Çelës këtë sezon, teksa iu falën golave të Pjeshkës në minutën e 28-të dhe Bejit në të 77 minutë. Në fund të ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Artan Mërgjyshi ngushtoi shifrat me Prengën në të 88 minutë, duke bërë tifozët vendas me zemër. Vora ka gjashtë pikë në klasifikim, teksa Flamurtari pesë.
AF Elbasani fitoi 3-2 me Apoloninë për javën e katërt në Kategorinë e Parë. Në "Elbasan Arena" vendasit e Nevil Dedes përmbysën ndeshjen dhe morën kreun e klasifikimit, me pikë të barabarta me Bylisin (10). Sfida nisi mirë për miqtë, që shënuan dy herë me Trifonin dhe Maksutin në minutat 4 dhe 6. Më pas Karakaçi nga pika e bardhë e penalltisë shkurtoi shifrat për 1-2 në minutën e 18-të. Do duheshin minutat 63 dhe 90+6 që Kasa me dy supergola të përmbyste ndeshjen dhe t'i jepte fitoren dhe kreun e renditjes Elbasanit.
Kategoria e Parë - java 4:
E shtunë
Burreli 0-2 Lushnja
Korabi 2-0 Besa
Luzi 1-2 Bylis
Tomori 1-0 Kastrioti
E diel
16:00 Flamurtari 2-1 Vora
19:00 AF Elbasani 3-2 Apolonia
Renditja: