Premier League e futbollit në Angli mbylli raundin e 17-të. Këtë të diel te tri pikët dolën Liverpool, Bournemouth dhe Wolves, ndërsa sfida mes Everton dhe Chelsea u mbyll në paqe pa gola.
Në Londër u shënuan nëntë gola, me Tottenham që ra në shtëpi duke u "shkërmoqur" 3-6 nga Liverpooli. Salah ishte ylli i mbrëmjes me dy gola dhe dy asiste. Ndeshja u zhbllokua nga Diaz pas 23 minutave për miqtë, para se Mac Allister të shënonte të dytin. Maddison shkurtoi për momentin, ndërsa në fund të pjesës së parë Szoboszlai shënoi golin e tretë për Liverpool. Në fraksionin e dytë ishte radha e Salah që të shënonte dy gola para se Spurs të shkurtonin me Kulusevksi dhe Solanke. Duhej sërish Diaz me golin e dytë personal për të mbyllur ndeshjen 3-6.
Në "Old Trafford" Manchester United u turpërua 0-3 nga Bournemouth. Miqtë janë surpriza e këtij sezoni dhe për momentin ndodhen në zonën evropiane. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Huijsen në minutën e 29-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Kluivert dhe Semenyo. Pas triumfit në derbin kundër Man. Cityt, "Djajtë e Kuq" rikthehen te humbjet dhe nuk kanë vazhdimësi. Me 22 pikë United mbetet në vendin e 13-të, teksa Bournemouth me 28 pikë ngjitet në pozitën e pestë.
Në "Goddison Park" Everton dhe Chelsea barazuan 0-0. Armando Broja mungoi për vendasit pasi është i huazuar nga Chelsea dhe klauzola nuk e lejon të përballet kundër klubit mëmë.
Më 39 pikë Liverpooli (një ndeshje më pak) kryeson Premier League, ndjekur nga Chelsea, Arsenal dhe Nottingham. Tottenham me 23 pikë mban pozitën e 11-të.
Premier League, raundi 17-të:
E diel, 22 dhjetor 2024
15:00
Everton 0-0 Chelsea
Fulham 0-0 Southampton
Leicester 0-3 Wolves
Manchester United 0-3 Bournemouth
17:30 Tottenham 3-6 Liverpool
Renditja:
Në Londër u shënuan nëntë gola, me Tottenham që ra në shtëpi duke u "shkërmoqur" 3-6 nga Liverpooli. Salah ishte ylli i mbrëmjes me dy gola dhe dy asiste.
Ndeshja u zhbllokua nga Diaz pas 23 minutave për miqtë, para se Mac Allister të shënonte të dytin. Maddison shkurtoi për momentin, ndërsa në fund të pjesës së parë Szoboszlai shënoi golin e tretë për Liverpool.
Në fraksionin e dytë ishte radha e Salah që të shënonte dy gola para se Spurs të shkurtonin me Kulusevksi dhe Solanke. Duhej sërish Diaz me golin e dytë personal për të mbyllur ndeshjen 3-6.