ITALI - Serie A në Itali filloi sezonin 2025-26 me surpriza që në raundin e parë. Kuqezinjtë e Milanit u mposhtën 1-2 në shtëpi nga Cremonese, ekip që një sezon më parë luante në Serie B. Paçka shumë blerjeve me peshë dhe pritshmërive të larta, fusha tregoi se Massimiliano Allegri nuk e ka ende në formë ekipin.
Përballja nisi me golin e miqve në minutën e 28-të. Një krosim i Zerbin u shfrytëzua mirë nga Baschirotto, me këtë të fundit që 'iu vodh' bukur mbrojtjes vendase dhe me kokë e la sferën pas krahëve të Maignan. Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazonin me Pavlovic në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Një krosim i Estupinian bëri që serbi me kokë të barazonte shifrat.
Në fraksionin e dytë Allegri hodhi në fushë Jimenez, Jasharin dhe Chukuezen, por ishin miqtë modestë që shënuan me një gol fantastik. Krosimi i Pezzellas bëri që nga brenda zone Bonazzoli me një veprim akrobatik në gjysmëlartësi, të gjente rrjetën. Paçka se kishte mbetur edhe gjysmë ore lojë, Milani nuk ia doli të barazonte duke treguar se fusha është ndryshe nga llogaritë në letër.
Në ndeshjet e tjera, kampionët e Napolit fituan 0-2 në udhëtim kundër Sassuolos me golat e McTominay dhe De Bruyne. Ndërkohë që Roma mposhti 1-0 Bolognan në kryeqytet me golin e Wesley Franca.
Serie A, raundi i parë - 23 gusht 2025:
Genoa 0-0 Leçe
Sassuolo 0-2 Napoli
Milan 1-2 Cremonese
Roma 1-0 Bologna
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.6%
-
Do ndahet nga PD
28.9%
-
Do shuhet
46.5%
Vota total: 615
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Bologna përmbys 2-1 Parmën dhe merr biletën e çerekfinaleve të Kupës së Italisë
5 Dhjetor, 10:08
-
VIDEO/ Lazio 'merr hak', mposht 1-0 Milanin dhe e nxjerr jashtë Kupës
5 Dhjetor, 10:06
-
GOLAT/ Milani i jep lamtumirën Kupës së Italisë, kualifikohen Lazio e Bologna! Çiftet e fazës çerekfinale
5 Dhjetor, 10:04
-
'Milani ekipi im i preferuar në Serie A', rrëfehet Modric: Doja ta mbyllja karrierën te Real Madridi
4 Dhjetor, 15:11
-
VIDEO/ Dramë në 'Maradona', Napoli kalon Cagliarin pas 20 penalltive
4 Dhjetor, 11:20
-
GOLAT/ Interi, Napoli dhe Atalanta sigurojnë çerekfinalet e Kupës së Italisë! Përballjet pasuese
4 Dhjetor, 11:16
-
Juventus kujdes, Arsenali futet në garë për Yildiz! Gati për t'i plotësuar kërkesat ekonomike
2 Dhjetor, 13:17
-
Serie A/ Më të mirët e vitit, Rrahmani merr vend në mbrojtje! Dominojnë Napoli dhe Interi
2 Dhjetor, 10:35
-
Botërori kalon nga Igli Tare, Sergio Ramos dhe Thiago Silva i vetofrohen Milanit
2 Dhjetor, 10:04
-
GOLAT/ Mosha është thjesht numër, Jamie Vardy shënon dy gola! Cremonese fiton 1-3 në Bologna
2 Dhjetor, 08:57
-
Serie A/ Napoli fiton 0-1 kundër Romës në ‘Olimpico’ dhe ndan kreun e Serie A me Milanin
30 Nëntor, 22:58
-
Igli Tare 'ribashkohet' sot me Lazion, nga Klose te Milinkovic-Savic! Sa shumë transferime te bardhekaltërit
29 Nëntor, 12:10