GOLAT/ Përmbysje në minutën e fundit, Leverkusen mposht 3-2 Stuttgartin dhe shkon në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë

GOLAT/ Përmbysje në minutën e fundit, Leverkusen mposht 3-2 Stuttgartin dhe shkon në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë

Festa e Leverkusen

Bayer Leverkusen fitoi 3-2 kundër Stuttgart në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë. Në "BayArena" sfida këtë raund ishte vetëm me një takim, teksa "Aspirinat" e Xabi Alonsos treguan cilësi dhe përmbysën ndeshjen në minutën e fundit. Të pamposhtur këtë sezon dhe me vendin e parë në Bundesligë, Leverkusen është ndër kandidatët për të fituar edhe Kupën e Gjermanisë.

Në avantazh Stuttgart kaloi që në minutën e 11-të me Anton, teksa pjesa e parë u mbyll 0-1. Andrich barazoi për Leverkusen, para se Fuhrich të shënonte sërish për Stuttgart.

Duhej Adli dhe një aksion model për barazimin e vendasve në të 66 minutë. Kur u duk se ndeshja do shkonte në shtesë, Tah në minutën e 90-të shënoi golin e tretë për Leverkusen, që siguroi kështu përmbysjen e madhe 3-2.

Tanimë djemtë e Alonsos kanë treguar se jo më kot nuk kanë asnjë humbje këtë sezon dhe kalojnë në gjysmëfinalet e Kupës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025