E shtuna e futbollit elitar në Itali filloi në orën 15:00. Në Torino vendasit humbën 0-2 nga Bologna. Në 18:00 Napoli fitoi 1-2 në Genoa dhe rigjen kreun e Serie A, ndërsa në 20:45 Leçe humbi 1-2 nga Lazio. Kujtojmë se të premte Milani fitoi 0-1 kundër Veronës.
Në "Ferraris" të Genoas vendasit u mposhtën 1-2 nga Napoli. Me këtë sukses djemtë e Contes rikthehen në krye të Serie A, të paktën përkohësisht derisa Atalanta të zhvillojë ndeshjen e saj kundër Empolit (e diel). Përballja nisi mirë për miqtë që gjetën golin e parë pas 15 minutash. Asistimi i Neres bëri që Anguissa të kalonte napoletanët në avantazh.
Për të siguruar suksesin mendoi Amir Rrahmani që me kokë shënoi golin e dytë në minutën e 23. Paçka se Pinamonti për vendasit shënoi golin që hapi ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë, fati i buzëqeshi Napolit që me 38 pikë merr kreun e Serie A, duke lënë me një pikë më pak bergamaskët e Gasperinit.
Në Torino vendasit humbën 0-2 nga Bologna. Sfida ishte me ritëm dhe raste, aty ku miqtë u treguan më këmbëngulës. Castro në minutën e tetë humbi penallti për Bolognan. Golat për miqtë u shënuan nga Dallinga në minutën e 71 dhe Pobega në të 80 minutë. Me 28 pikë Bologna barazon Juventusin në renditje, ndërsa Torino me 19 pikë ndodhet në pozitën e 11-të. Ndërkohë mbrojtësi polak i Torinos, Sebastian Walukiewicz trembi tifozët kur u rrëzua në fushë pa kontakt me lojën. Stafi i Torinos i erdhi menjëherë në ndihmë dhe pas kontrollit në dhomën mjekësore bëhet me dije se ka një problem të lehtë, pasi dy ditë më parë ka qenë me temperaturë. Vendin e tij e zuri Vojvoda.
Në "Via del Mare" Leçe u mposht 1-2 nga Lazio. Miqtë nga Roma harruan turpërimin 0-6 nga Interi dhe u kthyen te suksesi edhe pse jo lehtë. Minuta 45+1 ishte deçizive, me Guilbert që la Leçen me një lojtar më pak dhe vendasit u dënuan me penallti, nga ku nuk gaboi Castellanos për t'i dhënë epërsinë miqve.
Në minutën e 50-të Leçe barazoi me Tete Morente. Me vendasit që po shpresonin për një pikë, ishte Marusic në minutën e 87-të që i dha tri pikë Lazios. Këtë sfidë nga minuta e parë e nisi Medon Berisha që luajti 79 minuta dhe u zëvendësua për shkak të një dëmtimi. Djaloshi i Kombëtares uli në stol Ylber Ramadanin, me këtë të fundit që edhe pse jashtë fushë u ndëshkua me karton të verdhë. Lazio kthehet kështu te fitorja pas humbjes 0-6 nga Interi dhe me 34 pikë merr vendin e katërt.
Serie A, raundi 17-të:
E shtunë, 21 dhjetor 2024
15:00 Torino 0-2 Bologna
18:00 Genoa 1-2 Napoli
20:45 Leçe 1-2 Lazio
Renditja:

Frikë e madhe në fushë për mbrojtësin e Torinos, Sebastian Walukiewicz . Qendërmbrojtësi polak u rrëzua në tokë gjatë pjesës së parë të ndeshjes së kampionatit kundër Bolonnas, me vështirësi në frymëmarrje që nuk lidhen drejtpërdrejt me dëmtimet në fushë.
Stafi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka çuar me shpejtësi në sallën e mjekësisë së stadiumit për një vizitë fillestare, duke konfirmuar një sëmundje të lehtë. Ditët e fundit Walukiewicz kishte ethe dhe për të sqaruar shkaqet e vështirësive në frymëmarrje, lojtari ende i kthjellët dhe i ndërgjegjshëm, u transportua me ambulancë në spitalin 'Maria Vittoria' për analiza të mëtejshme.
Mbrojtësi luajti vetëm 34 minuta dhe u zëvendësua nga Mërgim Vojvoda, teksa pati frikë pasi vetëm tre javë më parë lojtari Edoardo Bove i Fiorentinës pësoi "arrest kardiak" në fushë dhe u dërgua në spital, ku për fat është në gjendje të mirë.