SPANJË - Mallorca u rikthye te fitorja në La Liga dhe këtë e arriti duke mposhtur 4-1 Sevillan në ndeshjen e fundit të raundit të 22-të, luajtur të hënën. Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ishte protagonist për të tijtë me asist dhe gol, duke shkuar në kuotën e 15 golave këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll. Më shume se ai ka vetëm Mbappe (22 gola).

Në minutën e 26-të, Muriqi u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit duke mposhtur portierin Vlachomidis, por Sevilla reagoi në minutën e parë shtesë me Maupay dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në fraksionin e dytë, Samu Costa riktheu Mallorcan në epërsi me golin e minutës së 53-të. 16 minuta para fundit, Sergi Darder shënoi golin e tretë dhe të qetësisë për Mallorcan, duke shtyrë në rrjetë një top të Muriqit që po i drejtohet golit. Në fund Sevilla u dorëzua duke pësuar edhe golin e katërt me autor Torre.

Pas javës së 22-të, Mallorca dhe Sevilla kanë grumbulluar nga 24 pikë, por ishullorët qëndrojnë një vend më sipër (14) për shkak të golaverazhit. La Liga kryesohet nga Barcelona me 55 pikë, një më shumë se Real Madridi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 2 Shkurt, 13:24

    A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?