Tiranë/ Grabitet furgoni i transportit të parave, qendra tregtare: Brenda kishte 30 milionë lekë

Tiranë/ Grabitet furgoni i transportit të parave, qendra tregtare: Brenda kishte 30 milionë lekë

Foto ilustruese

TIRANË- Një grabitje ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në zonën e Qafë-Kasharit, ku grabitësit kanë ndalur një automjet të një firme private Security që përdoret për transportimin e vlerave monetare, duke menduar se në të ka para.

Persona ende të paidentifikuar kanë nxjerrë jashtë dy punonjësit e sigurisë që udhëtonin me mjetin e punës, kanë marrë furgonin dhe janë larguar me shpejtësi. Ndërkohë, duke menduar se në makinën që kanë grabitur ka pasur para ata janë larguar në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës ku në afërsi të një qendre tregtare kanë bërë të mundur edhe kontrollin e mjetit në fjalë.

Automjeti u gjet më pas i braktisur në rrugën dytësore pranë një qendre tregtare, ndërsa policia po punon për të zbuluar nëse nga mjeti është marrë ndonjë shumë me para, si dhe për  identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve. Në pyetje policia ka marrë edhe dy punonjësit e shoqërisë private, si dhe punonjës të qendrës tregtare nga ku doli mjeti, ku këta të fundit kanë pohuar se në mjet ndodheshin 30 milionë lekë të reja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 03/12/2019 02:47

    O Ministria e Brendshme,shikoni edhe rendin se po lulezojne krimet keto dite tmerri....Se ujku mjegull do-thote populli

    Përgjigju
  • Agjenti: 02/12/2019 14:56

    Vjedhin qe ti japin per bamiresi Hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë