Një tjetër rast vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
 
Një 16-vjeçar ka qenë duke kaluar pranë UKT-së në zonën e Medresës, kur një burrë i është afruar dhe duke i drejtuar thikën, i ka marrë telefonin.
 
Policia thotë se ka identifikuar si autor të ngjarjes 40-vjeccarin F.GJ.
 
I mitur ka mbetur i shokuar nga ngjarja dhe menjëherë sapo 40-vjeçari i kërkoi telefonin, ai ja ka dhënë menjëherë.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)