Një pikë karburanti është grabitur nga dy persona të armatosur dhe me skafandër në kokë në afërsi të aeroportit të Rinasit.

Policia informon se karburantit i është marrë xhiroja ditore, rreth 300 mijë lekë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:35 të mëngjesit në aksion rrugor Rinas-Ura e Gjolës.

Bëhet e ditur se dy grabitësit ishin të armatosur dhe me skafandra në kokë. Punëtori i karburantit, një 47-vjeçar me inicialet Xh.Z ka njoftuar policinë pas ngjarjes së rëndë.

Policia  ka mbërritu menjëherë në vendngjarje dhe pas kontrollit të kryer rreth zonës ku ndodhi grabitja kanë gjetur të djegur rreth 300 metra larg karburantit, motorin që autorët kishin përdorur në grabitje. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve


Njoftimi i policisë

Në datë 16.09.2016, rreth orës 01:35, në aksin rrugor Aeroporti i Rinasit-Ura e Gjoles , 2 persona me skafanda nën kërcënimin e armëve I kanë marrë shitësit të një karburanti, shtetasit XH.Z. 47 vjeç, shumën e xhiros ditore, rreth 300 000 lekë.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendin e ngjarjes shhkuan Efektivat e Policisë.

Gjatë kryerjes së kontrollit të zonës përreth, u gjet i djegur, rreth 300 m larg vendit të ngjarjes motori të cilin kishin përdorur autorët, I llojit 50 CC.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com