Një pikë karburanti është grabitur mbrëmjen e sotme në Tiranë në Kombinat.
 
Sipas policisë, një person rreth 17-vjeç i maskuar ka grabitur punonjësin e pikës së karburantit duke i marrë xhiron e turnit, rreth 17.200  lekë.
 
Policia ka nisur hetimet pas marrjes së dëshmisë së punonjësit për të identifikuar dhe arrestuar autorin.
 
Ndërsa një tjetër ngjarje është raportuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme në zonën e 'Astirit'.
 
Banorët e një pallati kanë lajmëruar policinë, pasi nga ashensori i pallatit po dilte tym, por pas verifikimit ka rezultuar se ishte djegur qarku elektrik, ndërsa në momentin e shkëndijës elektrike nuk ka pasur asnjë person brenda. 

Komunikata e Policise
Më datë 09.10.2016, në rrugën "Teodor Keko", është vjedhur një pikë karburanti, me punonjës E. T., 38 vjeç, të cilit një person i paidentifikuar i ka marrë shumën prej 17 200 mijë lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

dy.b/shqiptarja.com