Më 2 qershor të kësaj vere, Robert Duka grabiti një armë të nivelit të dytë në Tiranë te kryqëzimi i Komunës së Parisit, duke marrë rreth 15 mijë euro. Fiks 5 muaj më pas, më 2 nëntor, ende pa rënë në sytë e policisë, ai kryen grabitjen e dytë në një tjetër bankë, sërish në zonën e Komunës së Parisit.

Blutë e quajtën operacionin “Gjuetari i Bankave” dhe arritën të zbulojnë nga hetimet e kryera, se pas të dyja rasteve, fshihej i njëjti person, i cili këtë fundjavë, u arrestua.

 “Pavarësisht angazhimit intensiv të strukturave të Policisë gjatë protestave, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale ka vijuar pa ndërprerje. Identifikimi i tij u arrit falë punës profesionale hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë vjedhjeve”, tha Oliger Torba, drejtues i Policisw së Tiranës.

Robert Duka alias Albert Duka i ka kryer të dyja grabitjet, nën kërcënimin e armës së zjarrit.  Te rasti më i fundit, më 2 nëntor, blutë publikuan pamje teksa ai vjen me monopatinë, hap derën e bankës i veshur me të zeza, me kokore motori në kokë dhe me armën në dorë. Kërcënon punonjësin e sigurisë dhe më tej del nga banka me rreth 60 mijë euro në valuta të ndryshme, duke u arratisur sërish me monopatinë.

Por bankat në Tiranë s'kanë qenë shënjestra e tij e vetme. Rezulton se Duka është akuzuar në Greqi si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal përgjegjës për 28 vjedhje në banka. Ai prej ditësh mbahej nën vëzhgim nga agjentët e policisë, pasi dyshohej se po përgatitej të largohej sërish drejt Greqisë. Bashkëshortja e tij punon në një tjetër bankë të nivelit të dytë.

 50-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua nga policia pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë.

Burime për Report Tv thonë se Robert Duka jetonte në Vlorë. Në Tiranë kishte marrë një shtëpi me qira, ku edhe fshihej. Pas arrestimit, blutë i sekuestruan rrobat e përdorura gjatë grabitjes, 2 celularë, dhe 8 200 euro.

Zbulimin e të dyshuarit për grabitjen e dy bankave në Tiranë, e vlerësoi edhe ministri i Brendshëm Ervin Demo, duke vënë në dukje rëndësinë e investimeve në teknologji dhe forcimit të kapaciteteve hetimore të Policisë së Shtetit.

 “Maska nuk të fsheh nga ligji! Qytetarët duhet të ndihen të sigurt në punë, në rrugë dhe në lagjet e tyre.  Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin”, shkroi ministri në një postim në rrjetet sociale.

Në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger torba, tha se gjatë fundjavës policia ka finalizuar edhe dy operacione të tjera të suksesshme, rasti i një greku Michail Prokovas 51 vjec i cili erdhi nga linja Athinë-Rinas me një valixhe me 24 kg e 500 gramë kanabis. Ai kishte ikur nga aeroporti menjëherë pas mbërritjes pa e pritur bagazhin dhe u arrestua në rrugën e Durrësit për trafikim të narkotikëve. Në një tjetër operacion,  3 persona të tjerë me masë sigurie “Arrest me burg” u ndaluan, Olti Kamberi 29 vjeç, Gerti Saliu 28 vjeç dhe Sead Hajdini 20 vjeç

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:04
Jo vetëm në Tiranë! 50-vjeçari Robert Duka pjesë e grupit të strukturuar kriminal në Greqi, 'gjueti' në 28 banka! E shoqja punonjëse banke

Robert Duka ka qenë nën akuzë në Greqi si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i dyshuar për grabitjen e 28 bankave në vendin fqinj. Ai prej ditësh mbahej nën vëzhgim nga agjentët e policisë, pasi dyshohej se po përgatitej të largohej sërish drejt Greqisë. Bashkëshortja e tij punon në një tjetër bankë të nivelit të dytë.

Ora 11:53
Report Tv siguron foton e Robert Dukës, grabitësit të bankës në Tiranë

1794221610_robertduka.jpg

Ky është Robert alias Duka, 50-vjeçari që grabiti bankën e nivelit të dytë në Tiranë një javë më parë dhe u arrestua sot nga policia.

Ora 11:44
Arrestimi i grabitësit të bankës në Komunën e Parisit, Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji! Qytetarët duhet të ndihen të sigurt

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka përshëndetur reagimin e shpejtë të Policisë së Shtetit, e cila ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar për grabitjen e një filiali bankar në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri Demo thekson se maskimi dhe largimi nga vendngjarja nuk mund ta shmangin përgjegjësinë përpara ligjit, duke vënë në dukje rëndësinë e investimeve në teknologji dhe forcimit të kapaciteteve hetimore të Policisë së Shtetit.

“Maska nuk të fsheh nga ligji!”, shprehet ministri, duke nënvizuar se teknologjia dhe kapacitetet profesionale të Policisë janë prioritete në luftën kundër krimit. Edhe në projektbuxhetin e vitit 2027, që është duke u diskutuar këto ditë në Komisioner parlamente, zëri për teknologjinë është në rritje.

“Qytetarët duhet të ndihen të sigurt në punë, në rrugë dhe në lagjet e tyre. Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin”, nënvizon Demo.

Në përfundim të reagimit të tij, ministri përcjell edhe mesazhin për forcimin e sigurisë përmes përdorimit të teknologjisë: “Teknologjia në shërbim të Policisë. Policia në shërbim të qytetarëve”.

Ora 11:32
Grabitja e bankës në Tiranë, momenti kur autori hyn me armë në dorë! Kyç derën dhe i vë armën në kokë rojes, kërcënon arkëtaren (VIDEO)

Ky është momenti kur Robert Duka, alias Albert Duka, mbërrin me monopatinë në bankën e nivelit të dytë në Komunën e Parisit një javë më parë, në Tiranë.

Videoja e policisë zbardh gjithë dinamikën. Me të hyrë brenda ambienteve të bankës, 50-vjeçari mbyll derën dhe kërcënon me armë personelin. Një vajzë përpiqet të dalë, por dera është e kyçur.

Duka i vë rojes armën në kokë dhe drejtohet nga arka, ku sërish duke kërcënuar, kërkon paratë. Më pas merr sërish rojën dhe largohet.

Policia ka ndarë momentin e arrestimit dhe të sendeve të sekuestruara të 50-vjeçarit, veshjet dhe paratë.

Ora 11:24
Grabitja e 60 mijë eurove në bankën në Tiranë, policia: Robert Duka autor i një tjetër vjedhjeje në qershor! Sekuestruam 8200 euro (VIDEO)

Banka e grabitur një javë më parë në Tiranë nuk ishte e para për Robert Dukën, alias Albert Duka. 50-vjeçari, tashmë i arrestuar, është identifikuar nga ‘blutë’ e Tiranës si autor i një tjetër vjedhjeje me armë, të kryer në qershor.

Ai hyri i maskuar me skafandër e kaskë në bankë, por policia e ka identifikuar përmes teknologjisë. Dukës i janë sekuestruar 8200 euro, veshjet dhe 2 celularë.

"Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera me metoda speciale, nga strukturat hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Gjuetari i Bankave”. Në kuadër të këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasi R. D., alias A. D., 50 vjeç, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve nën kërcënimin e armës së zjarrit, të kryera më datë 02.06.2026 dhe 02.11.2026, në dy filiale bankare në Tiranë.

Identifikimi i tij u arrit falë punës profesionale hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë vjedhjeve.

 Gjatë kontrolleve u sekuestruan ;

- 8 200 euro,

- Veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale

- 2 aparate celularë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve", tha drejtuesi i Policisë Tiranë, Oliger Torba.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
4.0 / 5 (4 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Bamba: 09/11/2026 16:23

    Ok shume mire qe u kap por how it's possible the killer with the payment nuk I kap njeri,me maska jan edhe ata. Kjo verteton qe shteti o together

    Përgjigju
  • DIarreja: 09/11/2026 10:04

    Nga Vlora, or teeejjj. Nuk te Japin nuse ne Vlore Po nuk din te vjedhesh. KUpton apo Jo?[

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50

    Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?