Është zhvilluar sot një takim mes krerëve të policisë në vend. Ngjarjet e fundit kriminale të fokusuara te grabitja në Qafë Kashar ishin në qendër të diskutimit ku kanë marrë pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, Ardian Çipa dhe Ervin Hodaj.

Çako ka diskutuar me drejtuesit për zbuleshmërinë e ngjarjeve të fundit, përfshirë edhe grabitjen në Qafe Kashar .
 
Sipas burimeve për Report TV dhe Shqiptarja.com në  takim është diskutuar për provat që ka deri më tani Policia e Shtetit për grabitjen e 3,2 milionë dollarëve në Qafë Kashar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com