Policia e Tiranë prej tre ditësh po merr në pyetje një person që dyshohet se ka bashkëpunuar në grabitjen e 3. 2 milionë dollarëve në Qafë Kashar 4 ditë më parë.
 
Sipas burimeve pranë grupit hetimor, 32-vjecari Fatjon Xh. nga Lushnja, ish- punonjës i kompanisë 'Jaguar', që po transportonte shumën monetare të bankës që u grabit.
 
Ai rezulton se ka qenë në atë zonë kur ndodhi grabitja.
 
Por përpara hetuesve ai ka qenë kontradiktor në versionin e dhënë se pse kishte udhëtuar nga Lushnja në zonën e Kasharit ditën e grabitjes.
 
Fillimisht Policia e ndaloi  bashkë me vëllanë e tij Gentjan Xh. më pas të dy vëllezërit u liruan, por policia vendosi të ndalojë përsëri Fatjon Xh. si të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë grabitje.
 
Arrestimi i të riut është bërë për shkak se nga kontrolli i antenave të telefonisë, rezultoi se Fatjon Xh. bashkë me vëllain e tij Gentjan Xh. ishin në afërsi të vendit ku ndodhi grabitja e 3.2 milionë dollarëve.
 
Gjithashtu shkaku kryesor i rindalimit të tij është fakti se Fatjon Xh. nuk ka dhënë një arsye bindëse për se ka qenë pranë vendit ku ndodhi grabitja.
 
Ende nuk ka një provë konkrete që e implikon Fatjon Xh. me këtë grabitje, por policia ka dyshime të forta se ai është i përfshirë.
 
Pritet edhe zbardhja e tabulateve telefonike për të përcaktuar nëse ai ka qenë i përfshirë ose jo në grabitje.



dy.b/shqiptarja.com