Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, ndaj autorit të grabitjes së bankës në ish-bllok.
 
Robert Kulla ankimoi masën e arrestit 30 ditë burg, të dhënë nga gjykata e shkallës së parë në datën 3 shtator.  
 
Kulla akuzohet si koka e grupit që grabiti, duke çarë murin e pasmë, mbi 200 mijë dollarë në filialin e një banke të nivelit të dytë, në zonën e ish-bllokut.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com