Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën për lirimin e të arrestuarve për grabitjen e rreth 1 milionë euro në Rinas

 Bledar Blloshmi, Fadil Jonuzaj, Vangjel Nikolla dhe Kujtim Picari, si dhe Arben Karafili, punonjës të kompanisë së sigurisë ICTS-së si dhe punonjës të drejtorisë operacionale në aeroportit të Rinasit, akuzohen akuzohen për shpërdorim detyre.
 
Procesi për grabitjen e Rinasit duket sikur është futur në kolaps, paso Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e 5 të dyshuarve për liri, ndërsa Gjykata e Krimeve ia delegon çështjen sërish Gjykatës së Krujës. 

Ndërkohë avokatët kanë deklaruar se të dyshuarit po mbahen në burg pa masë sigurie.

Apeli i Krimeve të Rënda ka vlerësuar se akuza që ka ngritur Prokuroria për të arrestuarit, nuk është kompetecë e saj. 

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com