Pas grabitjes së 2 mln eurove në Rinas, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zhvilloi një takim në Drejtorinë e Policisë së Tiranës me shefat e komisariateve dhe drejtuesit e policisë së kryeqytetit.
 
Takimi zgjati për më shumë se një orë, ndërsa u diskutua për reagimin dhe punën për arrestimit të autorëve të grabitjes së dy makinave të blinduara që po transportonin shumën monetare të rreth 2 mln eurove të një banke të nivelit të dytë drejt Rinasit me destinacion Austrinë.
 
Në mbledhjen mes Tahirit dhe shefave të komisariateve nuk munguan edhe tonet e larta të diskutimit.
 
Ndërsa në fund të takimit, ministri Tahiri nuk ka preferuar që të japë asnjë prononcim për mediat.


dy.b/shqiptarja.com