Graf:Shqipëria po zbaton reforma të
rëndësishme,potenciale për zhvillim 

Graf:Shqipëria po zbaton reforma të<br />rëndësishme,potenciale për zhvillim 
‘’Shqipëria po kalon një moment të rëndësishëm përsa i përket zbatimit të një sërë reformash, mes tyre ajo territoriale dhe thellimi i asaj për decentralizimin e pushtetit”.

Deklarata erdhi nga ambasadori i Zvicrës në vendin tonë, Christoph Graf gjatë tryezës së organizuar me mbështetjen e ambasadës Zvicerane në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku merrnin pjesë kryebashkiakët e veriut

Shqipëria është në zbatim të një sërë reformash të rëndësishme dhe ky është një moment për të përfituar dhe për t’i kthyer ato në potenciale të fuqishme për zhvillimin e vendit, siç është rasti konkret i reformës territoriale-administrative. Si rezultat i ristrukturimit të territorit, ju si kryetar bashkish, do t’iu duhet të menaxhoni territore më të gjera dhe më komplekse, por në të njëjtën kohë me angazhimin e partnerëve, bizneseve dhe aktorëve të ndryshëm të komunitetit, mundësitë për t’i kthyer këto në potenciale zhvillimi janë edhe më të larta.”

E pranishme në këtë takim ishte edhe ministrja e zhvillimit urban. Eglantina Gjermeni theksoi se zona e veriut ofron potenciale zhvillimi të jashtëzakonshme dhe ministria do jetë gjithmonë në mbeshtetje të bashkive të kësaj zone.

Hartimi i planeve vendore është një proces historik. Flasim për plane që nuk u bënë për më shumë se 20 vite, e që tani janë dokumentestrategjikë që do të na shërbejnë për zhvillimin e zonave ku jetojmë. Plani i Përgjithshëm Vendor (PPV) është një instrument shumë i rëndësishëm, i cili do të përcaktojë vizionin dhe rregullat, për zhvillimin e qëndrueshëm të territoreve urbane dhe rurale.Në këtë këndvështrim, do kërkoja maksimalisht që nga bashkia dhe ekspertët e përfshirë nëpërmjet donatorit, si dhe me monitorimin nga AKPT, të ndërtohet një proces shumë gjithëpërfshirës konsultimesh dhe marrje mendimesh nga të gjithë aktorët dhe grupet e interesit”, - deklaroi Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.
 
Ministrja ka shprehur bindjen se brenda këtij viti bashkitë kryesore në vend do të kenë të miratuara planet vendore. Pas mbështetjes së 3 bashkive, edhe dy të tjera do të kenë fatin të marrin të njëjtën përkrahje nga ambasada Zvicerane për planin vendor, Klosi dhe Vau Dejës. 
 
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima