ELBASAN - Pesë punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (ish CEZ-Shpërndarje) janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, për shëprdorim detyre, pasi për 2 vjet me radhë i kanë faturuar më pak energji sesa konsumonte një tregtari, edhe ky i rënë në prangat e uniformave blu.
Strukturat e Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë Elbasan, realizuan mëngjesin e sotëm operacionin e koduar "Elektricisti" ku në pranga përfunduan:
Shkëlqim Elezi, Valter Shahini, me detyrë elektricist në kompaninë CEZ në Gramsh.
Shaban Kula, përgjegjës ndaj klientit po në këtë kompani
Fatmira Tragjini dhe Dafina Kumria të punësuara si lexuese të matësave po në kompaninë CEZ në Gramsh.
Në prangat e policisë është vënë edhe 60-vjecari Ramazan Berbiu, me profesion tregtar në qytetin e Gramshit.
Ndërkaq, në një reagim të Operatorit të Shëndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) thuhet se ngjarja është denoncuar që në vitin 2012 dhe tre prej punonjësve janë larguar nga detyra në vitin 2014 për shkeljet e kryera.
Ndërsa për dy lexueset Dafina Kumria dhe Fatmira Taragjini, të cilat janë aktualisht punonjëse, kompania ka marrë vendimin për pezullimin nga detyra deri në përfundim të procesit gjyqësor për to.
Me konkretisht:
Shaban Kula, Ka filluar punë më dt. 01.08.2007 si specialist i Kujdesit ndaj Klientit dhe është larguar nga puna më dt. 07.03.2014 me masë disiplinore “Për thyerje të disiplinës në punë”.
Valter Shahini, ka filluar punë më dt. 01.05.2004 si elektriçist i specializuar në Sektorin e Asistencës Teknike/Menaxhimi i Matjes dhe është larguar nga puna më dt. 07.02.2014 me masë disiplinore “Për thyerje të disiplinës në punë”.
Shkëlqim Çekrezi, ka filluar punë më dt. 27.10.1998 si elektriçist i specializuar në Sektorin e Asistencës Teknike/Menaxhimi i Matjes dhe është larguar nga puna më dt. 25.04.2014 me masë disiplinore “Për thyerje të disiplinës në punë dhe për mosrealizim të planit të punës”
Dafina Kumria, ka filluar punë më dt. 01.11.2006 dhe aktualisht në pozicionin Lexuese.
Fatmira Taragjini, ka filluar punë më dt. 18.10.1982dhe aktualisht në pozicionin Lexuese.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com