‘Big Brother Vip’ i dhuroi shtëpi, apartamenti i Arjola Demirit ka kushtuar 200 mijë euro

‘Big Brother Vip’ i dhuroi shtëpi, apartamenti i Arjola Demirit ka kushtuar 200 mijë euro

Aktorja Arjola Demiri dhe tre fëmijët e saj

Pak ditë më parë, ‘Big Brother Vip’ vendosi t’i bëjë dhuratë aktores Arjola Demiri një apartament që ndodhet tek rezidenca Kodra e Diellit.

Arbana Osmani tregoi se është një apartament gjigant, pasi Arjola ka edhe tre fëmijët e saj.

Emisioni “n’Zoom” ka zbuluar ekskluzivisht nga burime konfidenciale se shtëpia e Arjolës ka kushtuar plot 200 mijë euro. Pra, dyfishi i çmimit të madh të “Big Brother VIP”.

Rikujtojmë se natën që fitoi apartamentin, Arjolës i qëlloi edhe bileta e rikthimit për në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë një bisede me Ilir Shaqirin dhe Donald Veshajn në oborr, aktorja është shprehur se ‘është kthyer vetëm se kishte fat jo për të luftuar për finalen’.

“Jam kthyer vetëm sepse kisha fat, jo për të luftuar për finalen. Sepse unë kur jam nisur dëshira ime ishte që të fitoj “Big Brother VIP” për të blerë një shtëpi.” - tha ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Big Brother: 14/02/2022 08:50

    Arjola ta gezosh apartamentin bashke me tre femijet Zoti te dhente shender .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj