TIRANË- Deri më tani në vendin tonë aksesi në shërbime si bare apo kafene është i lirë, pa nevojën e pasaportës së vaksinimit kundër COVID-19. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se opsioni i 'Green Pass' është duke u diskutuar, por ende nuk ka vendimmarrje.
"Është një nga ato opsione që mund të diskutohet, nuk është e vendosur. Çdo gjë në varësi si do të jenë zhvillimet në dinamikë", tha Rakacolli.
Ndonëse prioritet mbetet vaksinimi me dozë të parë dhe të dytë, Rakacolli thotë se procesi i vaksinimit me dozë të tretë është duke ecur mirë. Ajo shton se ka pasur vaksinime edhe tek fëmijët.
"Duke qenë se jemi vetëm në fund të javës së parë çdo gjë do kohën e vet. Mendojë që jemi në atë kohë që prindërit janë duke u konsultuar dhe duke marrë vendime, gjithsesi vaksinime te fëmijët ka pasur", u shpreh zv.ministrja.
Rakacolli bën me dije se ilaçi kundër COVID-19 i miratuar nga Britania e Madhe do të përdoret dhe në Shqipëri.
"Flitet për një medikamet i cili përdoret që është tablet nga goja, është mjekim për format e lehta dhe të mesme të sëmundjes COVID-19 pra që përdoret në ditët e para kur është zbuluar infeksioni. Është medikamet që akoma nuk është aprovuar nga FDA dhe EMA, është në proces miratimi nga ato. Patjetër që edhe ne do ta kemi në Shqipëri nëse ajo do të aprovohet", përfundoi ministrja.
Në dy javët e fundit sipas ekspertëve vendin ynë ka një tendencë të lehtë në ulje të rasteve me COVID-19. Shqipëria është e kualifikuar si vend me rrezik të mesëm sa i përket infektimeve nga koronavirusi.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40%
-
JO
49.6%
-
NUK E DI
10.4%
Vota total: 1150
Lajme të tjera
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
17 raste të reja me Covid në të gjithë vendin! Asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar brenda 24 orëve të fundit
4 Dhjetor 2022, 17:58
-
Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të
1 Dhjetor 2022, 19:15
-
17 raste të reja nga 395 testime të kryera në vend! Asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
1 Dhjetor 2022, 18:26
-
Turizmi në Shqipëri, mbi 6.7 milionë të huaj për 10 muajt e parë të vitit! Ja nga cilat shtete ka rritje më të madhe të turistëve
1 Dhjetor 2022, 16:40
-
Situata Covid-19 në vend! 5 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
30 Nëntor 2022, 18:00
-
Raporti i OKB: Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve të huaj në 7 muajt e parë të 2022, krahasuar me 2019-n! Turizmi po tejkalon ndikimet e COVID-19
28 Nëntor 2022, 15:13
-
6 të infektuar nga 381 testime të kryera! Asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar! Situata Covid-19 në vend në 24 orët e fundit
26 Nëntor 2022, 18:06
-
Asnjë humbje jete dhe 11 persona të infektuar në të gjithë vendin! Situata Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
23 Nëntor 2022, 17:29