GREQI-Një 35-vjeçar shqiptar babai i dy fëmijëve është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Greqi ndërsa dyshohet se vrasja ka të bëjë me hesapet e lëndëve narkotike pas i i riu ishte i skeduar edhe më parë për trafik droge.

Mediat shkruajnë se një motor iu afrua shqiptarit duke i qëlluar me dy plumba në gjoks.

Ndonëse ai u transferua në spital nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. 

Ndërsa dëshmitaret rrëfejnë se dëgjuan 3-4 të shtëna dhe ndonese shqiptari ishte i plagosur iu afrua nje kafeneje per ndihme dhe me  pas humbi vetedijen.

Sipas tyre ai ishte goditur tri herë në bark dhe në gjoks.

Policia ende nuk ka identifikuar emrin e 35-vjecari, për arsye të hetimit ndonëse mediat kanë publikuar foto të shqiptarit.


shqiptari vrare greqi
Foto e viktimës e publikuar nga mediat greke

(d.b/Shqiptarja.com)