Dalja e Athinës nga Eurozona dhe falimentimi i vendit nuk janë mes mundësive të marra në konsideratë nga Bashkimi Europian. Kështu shprehet shefi i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, i cili thotë se “BE është e gatshme për çfarëdo skenari por përjashtojnë 100% një Grexit”. Juncker ka theksuar më tej se janë të pakënaqur me Greqinë e cila sipas tij “nuk po bashkëpunon siç ata kërkojnë”.
Ai shpjegoi më tej se negociatat e ditëve të fundit po shtojnë në rrugën e duhur por se ak ende shumë rrugë për të bërë. Juncker kërkon më tepër qartësi nga ana e Athinës zyrtare mbi arritjen e marrëveshjes, duke sqaruar se në një moment kish humbur durimin por tashmë ishte më i qetë. Situata Greke është një problem i madh sipas tij pasi skuadra e punës në Athinë nuk lejohet të hyjë në ministritë qeveritare, gjë që për të është një gjë e çuditshme por dhe e papranueshme. Greqia nga ana tjetër ka vendosur të “ngrijë” shkurtimet e pensioneve deri në paraqitjen e një amendamenti në parlament.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com