Ne grekët, mbi bazën e traditës sonë kulturore dhe demokratike, kemi treguar me shumë mënyra se fenomenet e ksenofobisë dhe të racizmit janë të neveritshme dhe automatikisht të dënueshme, nënvizon në një mesazh për Ditën Ndërkombëtare Kundër Racizmit, presidenti i Republikës Greke, Prokopis Pavlopulos.
Pavlopulos shton se Greqia ftohet ta respektojë dhe ta forcojë këtë mesazh, duke dhënë madje, shembullin e vet në mbarë botën.
"Posaçërisht në një periudhë krize të thellë ekonomike, që siç dihet nga të gjithë, fsheh sjellje raciste dhe ksenofobe", vë në dukje Pavlopulos./ atsh/