Zbardhen detaje nga plagosja me thikë e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, 4 persona e sulmuan nga pas shpine! Autorët udhëtonin me makinë dhe motor

Zbardhen detaje nga plagosja me thikë e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, 4 persona e sulmuan nga pas shpine! Autorët udhëtonin me makinë dhe motor

Foto ilustruese

Greqi- Një 50-vjeçar shqiptar është sulmuar me armë në Greqi, pasi u godit me thikë dhe u gjet i plagosur rëndë në Varkizë, në kryqëzimin e rrugëve Boreade dhe Moussa, në Greqi, teksa janë zbardhur detaje nga dinamika e krimit dhe autorët.

Sipas informacioneve të medias së vendit fqinj, ai është goditur me thikë katër herë pas shpine, kurse autorët mbeten të panjohur. Katër autorët, dy prej të cilëve në makinë dhe dy me motor, i janë afruar viktimës dhe e kanë sulmuar në befasi.

I plagosuri me origjinë nga Shqipëria është dërguar në Asklepionin e Voulas. Ngjarja u shënua sot (24 Dhjetor), në orën 15:15, në Varkizë. Motivet e sulmit mbeten ende të panjohura.

Policia greke tha se i dëmtuari, emri i të cilit nuk u publikua, ka plagë serioze nga pas shpine dhe në pjesën e barkut. Ndërkohë që më herët kishte pasur edhe raportime në numrin 911 të policisë për të shtëna armësh.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur