/ATSH-ANA-MPA/ - Qeveria kërkoi, me depozitimin e propozimit të reformave prej shtatë pikash, hapjen e bisedimeve të nivelit të lartë me institucionet evropiane përsa i përket arritjes të marrëveshjes së ardhshme, njoftuan dje në mbrëmje burime qeveritare duke iu referuar tezave të qeverisë dhe letrës së dërguar presidentit të eurogrupit,  Jeroen Dijsselbloem nga ministri i Financave Janis Varufaqis.
Ashtu si bëjnë të ditur këto burime, Varufaqis nënvizon në letrën për Dijsselbloem se është i nevojshëm fillimi i bisedimeve mes Greqisë dhe institucioneve evropiane, me qëllim që reformat e ndërmarra të përbëjnë hapin e parë të një marrëveshjeje në kuadër të fillimit të procedurave në muajin prill.
Letra përmban detaje përsa i përket shtatë reformave të para që do të ndërmarrë qeveria greke dhe ato janë:
1. Këshilli buxhetor
2. Hartimi i buxhetit dhe ligji organik për buxhetin
3. Themelimi i një organi fleksibël për kontrollet tatimore destinuar frenimit të evazionit fiskal
4. Përmirësimi i legjislacionit për zgjidhjen e borxheve të papaguara
5. Faturat publike duke nisur nga shërbimet e lojërave të fatit në internet
6. Program për luftën kundër burokracisë në sektorin publik dhe përmirësimi i mjedisit të biznesit
7. Dispozitat për miratimin e masave të mjenjëhershme për luftën kundër krizës humanitare.