/ATSH-ANA-MPA/ - Lista që do të dorëzohet pas pak ditësh do të jetë plani i përpunuar i qeverisë greke dhe në të nuk do të ketë masa shtrënguese ekonomike, sipas burimeve qeveritare greke, që në një memo të tyre përshkruajnë lëvizjet e ardhshme dhe njëkohësisht i përgjigjen edhe kritikave të partisë konservatore "Demokracia e re".
Qeveria nënvizon se nuk përmbahen masa shtrënguese dhe thekson se "në ditët e rëndësishme që janë përpara nesh kërkojmë mbështetjen e shoqërisë greke në betejën për dinjitet, prosperitet dhe drejtësi sociale".
Gjithashtu qeveria vë në dukje se Memorandumi ka mbaruar më 25 janar dhe qeveria e re greke nënshkroi një shtesë të kontratës së kredisë, mbi bazën e vendimit të Eurogrupit të 20 shkurtit.
"Kjo listë nuk përfshin masa shtrënguese, aq më tepër nuk përmban masa reduktimi pensionesh dhe pagash si dhe masa që çrregullojnë tregun", thanë këto burime.
"Në ditët e rëndësishme që janë përpara nesh kërkojmë mbështetjen e shoqërisë greke në betejën për dinjitet, prosperitet dhe drejtësi sociale", theksuan ato.