Të paktën 29 kilogramë kokainë dhe dy shtetas shqiptarë u kapën nga policia greke mëngjesin e kësaj të premte.
Kokaina u gjet e fshehur në dyshemenë e një kamioni-frigorifer që ishte nisur nga Holanda dhe po mbërrinte në Greqi me linjën Brindizi-Patra.
Policia greke ka kapur fillimisht shoferin dhe shoqëruesin duke iu marrë telefonat celularë që të mos lajmëronin marrësit e drogës dhe pasi kanë mësuar vendin e dorëzimit kanë shkuar në Korinth.
Këtu janë arrestuar edhe dy shtetasit shqiptarë që do të merrnin drogën dhe do ta shpërndanin në vende të ndryshme në Athinë.
Vetëm fitimi i katër pjesëtarëve të këtij grupi shkonte në mbi 500.000 euro.

(Kokaina e kapur në dyshemenë e kamionit)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com