Greqi-Një shqiptar u arratis nga Komisariati i Korfuzit, por liria e tij nuk zgjati shumë, pasi pas disa orësh u arrestua sërish.
 
31-vjeçari shqiptar i dënuar për vjedhje me armë ishte transferuar nga burgu në komisariatin e policisë për t’u marrë në pyetje, por në një moment ka përfituar duke u larguar nga komisariati.
 
Por disa orë më vonë, 31-vjeçari shqiptar u arrestua në Lefkimmi, ndërsa do të dërgohet në burgun e Nafplios me akuza të reja pas arratisjes.



dy.b/shqiptarja.com