GREQI - Një grup personash të cilët theksohen se ishin anëtarë të organizatës terroriste "Qelizat e zjarrit" në Greqi tentuan të hyjnë në sallën e gjyqit në burgun Koridallos ku po gjykoheshin anëtarët e të djathtës ekstreme të "Agimit të Artë", duke dëmtuar ambientet e gjykatës.
Afërsisht një grup prej 15 personash të cilët hynë në ndërtesë për të marrë pjesë në gjykimin e anëtarëve të organizatës "Qelizat e zjarrit" që po zhvillohej ngjitur me sallën ku po gjykohej çështja e "Agimit të Artë" në seksionin e grave në burgun Koridallos në Pire hynë me forcë duke dëmtuar dyert në pjesën ku po zhvillohej gjykimi i çështjes së "Agimit të Artë".
Mes grupit dhe policisë ka patur përleshje pasi grupi tentoi të hynte me forcë në sallën e gjyqit duke brohoritur me sloganet "fashistë", "po vjen trekëmbëshi" dhe të cilët kanë sulmuar me shishe uji gazetarët dhe avokatët që ishin të pranishëm jashtë sallës.
Pas ngjarjes trupi gjykues ka ndërprerë seancën si dhe forca të shumta policie janë dërguan në burgun Koridallos.
Pas njoftimit të avokatëve se nuk do të mund të marrin pjesë në gjykim për arsye të sigurisë, trupi gjykues dha vendim për shtyrjen e seancës më 4 qershor. Ndërsa të afërmit dhe të dëmtuarit e Agimit të Artë kanë protestuar ndaj trupit gjykues për shtyrjen e seancës.
Gjykimi i "Agimit të Artë" që filloi me 20 prill në burgun e Koridallos edhe më parë është shtyrë 3 herë me arsye të ndryshme./AA/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com