Lista e reformave propozuar nga Athina në Bruksel me qëllim për të zhbllokuar këstin e fundit të kredive për Greqinë, parashikon stabilizimin e financave publike, deklaroi sot zëvendësministri i Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare, Euklides Tsakalotos.
"Lista e reformave që kemi përgatitur nuk ka si objektiv vetëm të pranohet nga kreditorët BE dhe FMN", theksoi Euklides Tsakalotos për të përditshmen "Gazeta e redaktorëve".
"Objektivi është të arrijmë të kemi një stabilizim të financave publike për të kapërcyer klimën negative, të reduktojmë presionet mbi likuiditetet dhe për të promovuar rritjen ekonomike", shtoi ai.
Sot, ekspertët e Greqisë, BE, BQE, FMN dhe Mekanizmi Evropian i Stabilitetit (MES) do të diskutojnë për këtë listë reformash, që sipas Athinës, do t'i sigurojë shtetit grek tre miliardë euro dhe do të rivendosë një rritje ekonomike prej 1,4 për qind në Greqi në vitin 2015.
Qeveria e re e të majtës radikale Syriza përsëriti se këto reforma nuk do të përfshijnë masa shtrënguese, një premtim zgjedhor i kryeministrit grek, Aleksis Cipras, i cili nuk resh së përmenduri varfërimin e grekëve pas pesë vitesh masash shtrënguese duke e drejtuar vendin në recesion të thellë dhe papunësi të lartë.
Sipas shtypit grek, lista e reformave përfshin rritjen e taksave për të ardhurat e larta, privatizimet, masa kundër evazionit fiskal dhe kundër trafikut të karburanteve dhe cigareve./atsh/
/Shqiptarja.com