ROMË - Nuk besoj se është i domosdoshëm një borxh i ri dhe ideja që ne i propozojmë partnerëve evropianë është ajo e një projekti që do t'i rijapë Greqisë mundësinë e rritjes ekonomike dhe të frenimit të krizës humanitare, deklaroi ministri grek i Ekonomisë, Janis Varufaqi në një intervistë dhënë gazetës italiane "Corriere della Sera".
"Megjithatë, nga Eurogrupi ka vetëm heshtje mbi propozimet tona. Nëse propozimet vijnë nga një qeveri e së majtës radikale ekziston frika se ka diçka të dyshimtë. BQE-ja është shumë pedante me ne. Në vitin 2012, në një situatë të ngjashme krize, por me një qeveri konservatore ajo ishte fleksibël", thekson Varufaqis./ATSH/
/Shqiptarja.com