Greqia dhe Shqipëria, 2 fitore ‘identike’ dhe dy sjellje opozitare të kundërta! Tsipras uroi kundërshtarin, Berisha-Meta akuza për krim dhe vjedhje

Vetëm në një javë diferencë Greqia dhe Shqipëria mbajtën proceset elektorale, të ndryshme për nga lloji  por shumë të ngjashme për nga rëndësia. Ato në Shqipëri ishin vendore por shumë politike, beteja u shndërrua në një përplasje të fortë palësh, ndërkohë që fqinji ynë jugor vendoste Qeverinë e 4 viteve të ardhshme në një periudhë sfidash të rëndësishme, sidomos ekonomike.

2 ishin elementët që u panë në të dy proceset zgjedhore, një thuajse identik dhe tjetri diametralisht i kundërt. E para lidhet me këto dy pamje në foto, e para është harta e Greqisë, thuajse një ngjyrëshe, ajo blu e së djathtës të ‘Demokracia e re’ të Kryeministrit Mitsotakis, ndërsa tjetra harta e Shqipërisë dhe ajo e ‘pikturuar’ nga shqiptarët thuajse njëngjyrëshe, me atë vjollcë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Rama. Të dy popujt zgjodhën të konfirmonin të dyja mazhorancat në pushtet të cilat mbase edhe rastësisht kishin zgjedhur slogane të ngjashme, duke i ftuar qytetarët e tyre të zgjidhin ‘ecjen përpara’ dhe jo ‘kthimin mbrapa’ me atë që më parë i kanë qeverisur, Berisha-Meta në Shqipëri apo Tsipras që për 4 vite, 2015-2019, ishte në krye të ‘olimpit’ në Athinën zyrtare.  

Mitsotakis me fitoren e tij historike, 20 pikë nga kundërshtari më i afërt dhe udhëheqës pothuajse në të gjithë njësitë zgjedhore duke i rrëzuar të gjitha bastionet të majtës, e meritoi telefonatën uruese të rivalit të tij Tsipras mbrëmë në darkë, sapo tashmë ishte i qartë rezultati. Tregues edhe një herë se vendi që ‘shpiku’ demokracinë nuk mund të mos jetë shembull në këtë drejtim. Edhe atje pati të arrestuar për blerje votash por me ta tani merret vetëm drejtësa dhe jo politika. 

Por çfarë ndodh vetëm disa qindra kilometra më tutje? Në Tiranë opozita shpall fitoren sapo ka nisur votimi, pastaj e rishpalli atë sapo kutitë e votimit u mbyllen por menjëherë më pas anatemoi çdo hapje kutie me akuza për manipulim rezultati, për grupe kriminale që ‘blejnë vota’ apo ‘ushtrojnë presione’.

Pse dy opozita, të ngjashme në humbje të thellë, janë kaq të ndryshme në sjellje demokratike? Pse në Greqinë fqinje një ish Kryeministër e pranon si burrë shteti hartën e vendit, qoftë kjo edhe me ngjyrën që ‘nuk i pëlqen’? Dhe në Shqipëri 2 politikanë që prej 32 vitesh kanë mbajtur të dy së bashku mbi 25 vite 3 pozicionet më të nderuara në hierarkinë e shtetit turren të nxijnë gjithçka, mbi të gjitha imazhin e vendit.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dora dhe thika: 23/05/2023 00:00

    Cfare te cudti pasha?! atje as vidhen votat as i hiqet logo partise se opozotes, as futet ne burg kandidayi me bashkepuntore vullnetare te denuar per mashtrime e vullnetare te policise per heqje faji. Ndaj aty urohet ketu jo. Ste ebn pershtypje qe popullin opozitar e lan pa logo, parti, para elektorale, media, gjykata. Ndaj atje jepet dora kety jo. kaq e thjeshte eshte

    Përgjigju
  • Lëesh doda: 22/05/2023 17:21

    Po se dy opozitaret tane nese i thencin gjoja opozitare jane dy maskarenj

    Përgjigju
  • Ekzakt: 22/05/2023 17:17

    Te ket komisioner shqiptar Mitsotakis?

    Përgjigju
  • Eri: 22/05/2023 12:48

    Po ne Greqi nuk vodhi njeri vota o Babam.....

    Përgjigju
    • Truck: 22/05/2023 14:08

      Mos fol kot kur nuk di, jane vjedhur vota ne Greqi sa nuk jane vjedhur 30 vjet ne Shqipëri,,

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet