Kontrollorët e trafikut ajror pezullojnë punën pas uljes së pagave, anulohen të gjitha fluturimet nga Rinasi! Balluku: Grusht shteti, të përfshirë Meta e Berisha! Sot s'mund të vijnë vaksinat anti-COVID

TIRANË- 60 kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl thuajse njëkohësisht kanë shpallur paaftësinë e tyre në punë duke firmosur një dokument se kanë stres për shkak të kushteve të vështira financiare të tyre, qw ka ardhur si pasojë e uljes së pagës së tyre nga 4400 dollarë në 2400 dollarë si pasojë e pandemisë. Ky vendim ka sjell dhe bllokimin e punës dhe pezullimin e të gjitha fluturimeve në aeroportin e  Rinasit.

Edhe pse vetë kontrollorët e trafikut ajror nuk e kanë cilësuar grevë por paaftësi në punë, fakti ata e kanë deklaruar thuajse të gjithë njëkohësisht është cilësuar nga Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku si grusht shteti, ku janë të përfshirë ish- kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta. Ajo tha se si pasojë e këtij vendimi, sot nuk mund të vijnë dot vaksinat anti-COVID, të sëmurët apo trupat e pajetë të shqiptarëve që kanë humbur jetën jashtë vendit, duke e quajtur absurditet e duke paralajmëruar ndëshkime. Udhëtimet mbi hapësirën ajrore shqiptare vijojnë sepse janë 5 kontrollorë që ofrojnë shërbim dhe nuk kanë deklaruar paaftësinë. Megjithatë ky shërbim cilësohet si jo i sigurt.

Sipas informacioneve të gazetares së Report Tv Eliza Gjediku biletat do të përdorën në ditët në vijim kur të nisin fluturimet. Ndërkohë që sipas punonjësve të aeroportit bëhet fjalë për një bllokim deri nesër në orën 12:00.

Një vit pas uljes së rrogës kontrollorët e trafikut ajror kanë vendosur që të bllokojnë fluturimet me një grevë e cila në fakt nuk lejohet nga ligji. Ndalimet e grevës për punonjësit e kontrollit ajror është shumë e qartë në Kodin e Punës. Sipas nenit 197/5  të Kodit të Punës ndalohet greva për disa shërbime jetike, ku në shkronjën ç të pikës 2 të këtij neni thuhet qartë që ndalohet greva për shërbimet e kontrollit të trafikut ajror.

Neni që ndalon shërbimet e kontrollit ajror të bëjnë grevë

Ulja e pagave të kontrollorëve të trafikut ajror ka ndodhur si pasojë e rënies së fluturimeve në aeroportin e Rinasit  si pasojë e pandemisë që ka sjellë pezullim të tyre në të gjithë botën. Gjatë 2019 kontrollorët e trafikut ajror kanë marrë pagë të plotë në bazë të trafikut ajror që mbulonte aeroporti i Rinasit, por që nga prilli 2020 paga e tyre ka pësuar ulje pasi vetë trafiku ajror ka rënë me -57 % ose thënë ndryshe aeroporti i Rinasit gjatë viti 2020 ka punuar me 43 % të trafikut ajror krahasuar me 2019, ku puna vijonte në kushte normale e pandikuar nga pandemia.  

Kjo është hera e parë që ndodh një protestë nga kontrollorët e ‘AlbControl’, të cilët kanë firmosur deklaratën e paaftësisë në punë për shkak të stresit të vazhdueshëm që kanë, ndikuar edhe nga pandemia. AlbControl është një kompani me kapital 100% shtetëror dhe në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës. 60 janë kontrollorët që kanë disa kërkesa që pritet t’i negociojnë.  Vitin e kaluar bordi i AlbControl i uli pagat mesatarisht 45%, ndërkohë që kontrollorët kanë firmosur kontratën e paaftësisë në punë edhe për shkak të stresit ndaj pandemisë, por nuk është marrë parasysh nga drejtuesit.

Kërkesat e kontrollorëve
– Rikthim i kolegëve në punë;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

13 fluturimet e anuluara që ishin parashikuar për ditën e sotme
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Ëizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Ëizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim

Fluturimet e bllokuara 

VIDEO/Deklarata e plotë e Ministres Belinda Balluku

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:11
Ushtria merr nën mbikëqyrje Kullën e kontrollit në Rinas, Peleshi publikon pamjet: Për garantimin e ruajtjes së perimetrit të sigurisë (VIDEO)

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar një video të Forcave të Armatosura që dislokojnë në Rinas, ndërsa thotë se kjo bëhet për të garantuar  garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit, pas bojkotimit të punës nga kontrollorët.

Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanisë së aviacionit civil Albcontrol sha”, shkruan Peleshi.

 

Ora 19:05
Kulla e Kontrollit nën mbikëqyrje nga ushtria, boshatiset aeroporti i Rinasit, kontrollorët në lokal (VIDEO)

Aeroporti i Rinasit është boshatisur. Kontrollorët të cilët pezulluan punën ditën e sotme dhe si pasojë u anuluan dhe fluturimet, po rrinë në lokal ku po ndjekin deklaratat. Me krijimin e kësaj situate ushtria ka shkuar në Rinas dhe aktualisht Kulla e Kontrollit është nën mbikqyrjen e tyre.

1617815143_lokaldherinas.jpg

Ora 15:49
Pezullimi i punës në Rinas, qytetarët: Do udhëtonim për arsye familjare, s'ishim njoftuar se janë pezulluar fluturimet! Tani do kthehemi në shtëpi

Pezullimi i fluturimeve, si pasojë ndërprerjes së punës nga ana e kontrollorëve të AlbControll ka sjellë një kaos në Aeroportin e Rinasit. Gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku ka folur me qytetarët të cilët shprehen se nuk janë informuar dhe nuk dinë asgjë se çfarë do të ndodhë.

"Në 03:45, na thanë që është çdo gjë në rregull. Do shkoja për arsye familjare. Tani do kthehemi në shtëpi. Po bëhemi gati të shkojnë në fshatrat e Fierit, nuk kemi as makinë", tha një qytetar.  

"Jo sjemi njoftuar se janë bllokuar fluturimet. Udhetoj ne Bergamo, e kisha planifikuar udhetimin ne 1. Ne 12:00 ishim ketu dhe skna lane te hyjme. Sa erdhëm këtu pamjë njerëzit jahstë hde na thanë se slejoheni të hyni se nuk niset avioni", shtoi një tjetër

"Kompania nuk na del të na njoftojë se çdo të ndodhë", tha një tjetër.

"Kompania nuk na jep asnjë zgjidhje", u shpreh një tjetër qytetar për mikrofonin e Report Tv.

Ora 15:35
Ndërprerja e punës në Rinas, kryetari i KKSH: Situatë e stisur nga politika qorre, jemi pranë qeverisë! T'u jepet mësim atyre që bllokuan lëvizjen

Federata e Transportit e Telekomunikacionit pranë Konfedaratës së Sindikatave të Shqipërisë (KKSH) ka reaguar lidhur me ndërprerjen e punës nga ana e kontrollorëve në Rinas që solli dhe ndërprerjen e fluturimeve, duke e quajtur këtë një situatë të stisur nga politika e vjetër.

Në reagimin e kryetarit të federatës Tonin Gjinaj, thuhet se janë pranë qeverisë në zgjidhjen e kësaj situate me besimin që do u jepet mësimi i duhur konform ligjit përgjegjësve.

"Federata e Transportit e Telekomunikacionit pranë Konfedaratës së Sindikatave të Shqipërisë (KKSH) me indinjatë mëson për ndërprejen e punës nga kontrolloret e ALBCONTROL, të stisur nga politika qorre e politikës së vjetër, në kundërshtim me nenin 197 të Kodit të Punës. Jemi pranë Qeverisë në zgjidhje të kësaj situate me besimin që do u jepet mësimi i duhur konform ligjit atyre që sot tentuan të bllokojnë lëvizjen e lirë të njerëzve. Në këtë kohë pandemie nuk ka greva, por solidaritet me njëri-tjetrin. Me konsideratë, Kryetari i Federatës së Transportit e Telekomunikacionit pranë KSSH Tonin Gjinaj ", thuhet në reagim.

Ora 15:22
Arsyet, ja pse u deklarua paaftësia për punë nga kontrollorët

Në këtë foto është një prej mbi 60 deklaratat që kanë dorëzuar kontrollorët e AlbControl për paaftësinë për punë.  Në dokument duket qartë që argumentimi i kontrollorëve është stresi. Ata kanë kërkuar 3 ose 4 ditë kohë për rikuperim.

"Mungesë gjumi dhe përqendrimi; Stres i akumuluar për shkak të situatës financiare dhe COVID-19; Mos mbulim i paketës shëndetësore as nga sigurimet shoqërore as nga kompania e Spitalit Amerikan", thuhet në arsyet.

 

Ora 14:53
Avokati i kontrollorëve: S'është grevë, e kemi detyrim ligjor të deklarojmë paaftësinë për punë kur kemi stres! Të hapur për zgjidhje

 

Kontrollorët e trafikut ajror nuk janë në grevë urie por e kishin detyrim ligjor të tregonin se janë në kushtet e paaftësisë për punë për shkak të stresit. Ky është pretendimi i Rezart Kthupit, avokati Sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror, në një komunikim me mediat nga Aeroporti i Rinasit.

Ai thotë se në momentin kur kontrollorët konstatojnë se kanë stres janë ligjërisht janë të detyruar të deklarojnë paaftësinë për punë.

"2 prej tyre deklaruan më parë paaftësinë për punë dhe për ta u nisën procedurat për shkarkimin e tyre. Pas kësaj të gjithë patën stres dhe të gjithë së bashku kanë deklaruar të gjithë paaftësinë për punë. Arsyeja kryesore është ndryshimi i procedurave operacionale. Ata kanë të bëjnë me sigurinë ajrore të Republikës së Shqipërisë", tha  avokati.

Ai u shpreh se nuk jemi në kushtet e braktisjes së punës.

"Ata vijojnë të shkojnë në punë por nuk ushtrojnë funksionin. Një kontrollor i trafikut ajror që është në kushtet e pamundësisë psikologjike për ta bërë punën është i detyruar ligjërisht të njoftojë. Moszbatimi i këtij detyrimi ligjor do të ishte pastaj arsye për heqja nga puna. Kjo nuk është çështje politike. Ne nuk kemi asnjë interes të përfshihemi në politikën e ditës", vijoi ai.

Teksa garantoi vullnetin për zgjidhje, avokati tha se kur quhen sabotatorë të punës u shtohet stresi.

"Ne gjykojmë që nuk ka hapësirë ligjore për të shkuar në ndjekje penale. Kontrollori ka detyrimin të saktësojë që nuk është i aftë për punë.  Është e vërtetë deklarata e ministres për ulje të punës por kontrata e punës nuk mund të cenohet në mënyrë të njëanshme", tha ndër të tjera avokati.

Ora 14:25
Fluturimet të bllokuara deri nesër në orën 12, biletat do të përdoren kur të nisin udhëtimet

Burime për Report Tv bëjnë me dije se biletat e fluturimeve sipas informacionit në aeroport do të përdoren në ditët në vijim, kur të nisin fluturimet.

Fluturimet do të jenë të bllokuara deri nesër në orën 12, sipas informacioneve që kanë punonjësit e aeroportit.

Ora 13:50
Balluku për Berishën: Kënaqet duke parë vendin keq

 

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka hedhur akuza të forta në drejtim të ish- kryeministrit Sali Berisha.

"I shpik vetë, vetë është qytetari digjital, merr ato argëtimet e jashtëzakonshme duke parë vendin keq, një person që gëzon kur vendi është në situatë të vështirë, a duhet marrë peng vendi për ta pasur rrogën 4400 dollarë", tha Balluku.

Ora 13:48
Protesta e kontrollorëve, Balluku: Do merren masat që parashikon ligji, fluturimet mund të rihapen, kemi një plan që po e shqyrtojmë

 

Ministrja Belinda Balluku tha se për kontrollorët e AlbControl që dolën në grevë çka solli dhe pezullimin e fluturimeve, do të merren masat që parashikon ligji. Ajo shtoi se kanë një plan për rihapjen e fluturimeve por ende po shqyrtohet.

“AlbControl të ardhurat i ka marrë përmes një drafti nga eurocontroll. Kompania ka vijuar të kryejë mirëmbajtje dhe pagesat e kontrolleve vetëm përmes një overdrafti të marrë nga eurokontroll. Në keto momente albcontroll është duke paguar dhe kredinë. Fluturimet janë bllokuar pasi siç iu thashë është deklaruar paaftesi nga ana e kontrolloreve për paaftësi. Mund te rihapet e kemi nje plan per rihapjen. Plani do te rihapet por nuk eshte per tu bere public per momentin.

Janë ulur me 80% edhe pagat e drejtuesve që jane pjese e administrates. Administrata sot punon. Administrata po paguhet me page lufte. Te paret jane prekur te administrates. Paga e administrates eshte ulur me tepër se e kontrolloreve. Masat qe parashikon kodi i punes dhe ketu kemi te bejme me çeshtje penale, keshtu qe do merren masa qe parashikon ligji. Ne do mundohemi ta zgjidhim sa me pare siç u thashe kemi nje plan per zgjidhjen, kjo eshte nje situate e paprecedent, ne do marrim masa, per te cilat do tu deklarojme me vone, se kur do te jete koha e hapjes”, shtoi ajo.

Ora 13:47
Greva e kontrollorëve, Balluku: I prekur çdo qytetar i Shqipërisë, vetëm nga presioni dhe shantazhi i një grupi njerëzish

Ministrja Belinda Balluku lidhur me grevën e kontrollorëve të AlbControll tha se është prekur çdo qytetar i vendit sipas saj vetëm nga një shantazh i pastër dhe presioni që bëjnë një grup njerëzish.

“Nje greve e paster ne thyerje te te gjitha ligjeve. Keta tani ofrojne me pak se gjysma e punes qe ofronin kur ishin para pandemise. Ky eshte rast qe duhet ta lini politiken jashte ketu eshte prekur çdo qytetar thjesht dhe vetem nga presioni dhe shatazhi qe bejne nje grup njerezit. Kapja e shtetit eshte shantazh i paster. Ata neser ne mengjes mund te zgjohen dhe te thone sna mjaftojne 4 mije dollare por duam 10 mije si do ta zgjidhim?”, tha ajo.

Ora 13:35
Balluku thirrje kontrollorëve të trafikut ajror: Do të ketë marrje masash nga ana e shtetit ligjor, rikthehuni në punë

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, gjatë një konference për mediat u ka bërë thirrje kontrollorëve të trafikut ajror që të kthehen në punë dhe të stabilizohet situata.

‘Ka pasur një dialog të vazhdueshëm dhe të hapur me kontrollorët e trafikut ajror. Si mund ti jepet zgjidhje një problemi për të marrë edhe 2000 dollarë më shumë, për të gjitha ata punë të rëndësishme. Kam dëgjuar se kush ishte skenari për ta zgjidhur këtë ngërç financiar. Në një mënyrë të paprecedentë, ne edhe kur flasim për kontrollorët, pashë gjatë takimit që kishte njerëz që donin të gjenin zgjidhje. Pamë edhe njerëz që bulonin. Kjo është një situatë e cila rëndon çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë futet në cënimin e sigurisë kombëtare, nga ky moment do të ketë marrje masash nga ana e shtetit ligjor, por edhe ndëshkim, të gjithë kontrollorëve të trafikut ajror u bëj thirrje të kthehen në detyrë gjatë ditës së sotme për të stabilizuar situatën dhe për të vijuar punën, janë paguar prej vitesh.’- tha Balluku

Ora 13:29
Balluku përfshin Berishën dhe Metën në grevën e kontrollorëve të trafikut ajror: Ky është grusht shteti

 

Ministrja Balluku akuzon si të përfshirë në çështjen e grevës së kontrollorëve të trafikut ajror Sali Berishën dhe Ilir Metën.

"Kam ndjekur me vëmendje Sali Berishën i cili ka një ekzaltim të madh sepse do të mbyllet aeroporti i vetëm ndërkombëtar. E gjitha kjo është një organizim i mirëfilltë politik për shkak të fushatës. Sot në aeroportin e Rinasit nuk do të vijnë dot vaksinat që duhet të vinin për të vazhduar vaksinimin e shqiptarëve. Unë do t'i kërkoja Presidentit të Republikës i cili i ka takuar më parë i ka takuar dhe i ka informacion kontrollorëve të trafikut ajror.  Do të doja të dija nga zoti Meta a mendon se do të duhet të bllokohet ardhja e vaksinave"? A duhet vendi të kapet peng është një grusht shtetit, a duhet të kapet nga disa persona të cilat janë të stresuar me pagën 2490 dollare dhe nëse nuk ja bëjnë 4490 dollarë atëherë ato do të mbajnë vendin peng. Erdha në Rinas, ose të iki dhe të bjerë vendimi i këshillit mbikqëyrës erdha të flas me ato se kjo nuk është një lojë këtu preket çdo qytetar i RSH dhe siguar e qytetarëve dhe lëvizja e lirë e qytetarëve. Nuk është një lojë nga ky moment do të nda duhet të marrim disa masa ligjore. Nuk do të jenë të mira për maskën dhe do të jenë edhe për navigimin ajror. Të gjithë kontrollorët e trafikut ajror janë trajnuar në akademitë më të mira", ka thënë Balluku.

Ora 13:23
Balluku: Greva e kontrollorëve të AlbControl ilegale dhe në thyerje të Kodit të Punës

 

Greva e kontrollorëve të AlbControl duke bojkotuar punën për uljen e pagave dhe kushtet e punës, sipas ministristres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është e paligjshme dhe në thyerje të Kodit të Punës.

“Në mbyllje të vitit financiar alb kontroll ska të drejte te kete para menjane.  Ne keto kushte drejtuesit e kompanise jane ulur disa here per te diskutuar me kotrolloret e trafikut ajror sepse kane vite qe punojne ne kete kompani. Duhet te ishin te qarte qe kompania ska depozita per tu dhene para.

Megjithate here pas here ne te gjitha uljet ne tryeze qe jane bere midis kontrolloreve nga ana e kontrolloreve eshte thene se nuk u intereson ky problem. Eshte niveli i jeteses qe ata kane dhe ne rast se u mungojne keto para stresohen dhe nuk punojne dot. Ndoshta kjo eshte si batute por nuk eshte batutte se une e kam ne sdosje te shkruar ne nje nga kontrolloret.

Dje per te bllokuar trafikun ajror dhe per te vene nen presio nshtetin shqiptar kane vendosur qe te bejne nje akt i cili quhet paaftesi per te operuar.  Kane deklaruar se jane te paafte per te operuar per 7 arsye, veshtiresi financiare, probleme familjare si pasoje e veshtiresise familjare, sepse nuk merren me 4000 dollare por rreth 2 mije dollare. Dhe ky eshte nje problem ne familje.

Nderkohe zoteria meqë si dalin 4,200 dollare ka aplikuar per borxh te familjaret. Mund tjua jap kete dhe me fotokopje se si nje kotrollor i trafikur ajror thote se eshte i paafte per te punuar sepse ndihen ne stres sepse paga e tij per shkak se ska trafik dhe kompania ska pare eshte bere rreth 200o dollare. Keshtu zoteria ka aplikuar per borxh te familjaret.

Alb kontroll eshte kompani e sigurise se larte qe ofron sherbim jetesor dhe eshte e vetmja kompani ne republiken e shqiperise qe e ofron ne kushtet e monopolit. Kodi i punes ka te sanksionuar qarte dhe thote greva smund te ushtrohet ne sherbime te rendesise jetike. Ne kete rast konfliktet zgjidhen ne menyre perfundimtare.

Greve e paster ilegale ne thyerje te kodit te punes. Sepse janë deklaruar të gjithë në të njëjtin moment me të njëjtat letra me të njëjtin arsyetim”, tha Balluku.

Ora 13:15
Ministrja Balluku nga Aeroporti i Rinasit: Kontrollorët bëjnë vetëm 43% të trafikut normal! Nga 4400 dollarë rroga u ka shkuar 2400 dollarë

 

Nga Aeroporti i Rinasit, ku zhvilloi një bashkëbisedim me kontrollorët e trafikut ajror, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje financiare me kompaninë AlbControl.

"AlbControl deklaron gjatë gjithë vitit një herë në qershor pranë Eurocontrol deklaron se sa të ardhura i duhen për të operuar. Investimet nga marsi i vitit të kaluar nga ka pasur në këtë kompani pasi ka qenë e pamundur për shkak të pandemisë. Edhe shpenzimet operative kanë qenë më të vogla.

Paratë që vijnë nga trafiku ajror vijnë sipas sasisë së fluturimeve të kryera.

Trafiku në totalin e tij për shkak të pandemisë ra me 57% në vitin 2020, ndërkohë që në këto 3 muajt e parë të 2021 trafiku ka qenë po me minus 57%. Pra kontrollorët operojnë 43% të trafikut normal.

Duke pasur parasysh se shteti nuk ka involvim financiar në kompaninë AlbControl, nuk merr të ardhura nga kjo kompani dhe nuk i ka dhënë kurrë asnjë qindarkë. Ky është një nga parimet e aderimin në Eurocontrol. Kontrollorëve i shkonin pagat 4400 dollarë dhe sot janë në nivelet 2490 dollarë", tha Balluku.

Ora 12:39
Greva e kontrollorëve, anulohen të gjitha fluturimet e sotme në Aeroportin e Rinasit

1609850416_rinasi1340640x340.jpg

Të gjitha fluturimet hyrëse apo dalë të parashikuara për ditën e sotme nga  Aeroporti i Rinasit  janë anuluar.

Kjo për shkak të protestës së punonjësve të 'AlbControl'. Ndërkohë priten deklaratat e TIA dhe ministres Balluku.  

Ora 11:36
Punonjësit e 'AlbControl' bllokuan punën, Belinda Balluku mbërrin në Aeroportin e Tiranës

1616672386_BALLUKU.jpg

Vetëm para pak minutave ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka mbërritur në Aeroportin e Tiranës për të diskutuar më nga afër me punonjësit që bllokuan punën për disa minuta.

Kujtojmë se punonjësit e AlbControl  kanë firmosur një deklaratë me disa kërkesa.

Ora 11:28
Greva, sindikata e kontrollorëve tregon arsyet: Rrezikohet garantimi i sigurisë së fluturimeve dhe mbyllja për një kohë të pacaktuar

Përmes një deklarate për mediat Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Trafikut Ajror (SPKTA) ka informuar se publikun në lidhje me situatën që gjendet sot menaxhimi i trafikut ajror në Republikën e Shqipërisë pasi ata vendosën të protestojnë.

Sindikata thotë se ekziston rreziku i pamundësisë së garantimit të sigurisë së fluturimeve ajrore mbi dhe në Republikën e Shqipërisë, dhe rreziku i mbylljes përfundimtare të saj për një periudhë kohore të papërcaktuar.

(Kliko ketu per te lexuar deklaraten e plote)

 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/04/2021 03:16

    Kjo greve ishte e panevojshme dhe mund te evitohej, po te kishin patur nje premtim te shkruar per rivendosjen e rroges pas nje kohe te caktuar.Tani qe pandemia uli numrin e udhetimeve dhe shkaktoi indirekt uljen e rrogave, keta po ankohen,po kur te hapen aeroportet e tjera dhe secili te kete kullen e vet te kontrollit dhe Rinasit do t'i ulet puna,(se nuk do te dynden te gjithe vetem aty),si do t'ia bejne keta?!

    Përgjigju
  • gon sallata: 08/04/2021 00:38

    KJO ESHTE NJE GREVE POLITIKE,,,,KA FRIKE META+BERISHA BINOMI KRIMINALO--HAJDUT I SHQIPERISE ,,,KANE FRIKE NGA ARDHJA E VAKSINAVE DHE TRUPAVE AMERIKANE,,,KANE FRIKE SE MOS I ARRESTOJNE....

    Përgjigju
  • ymeri: 08/04/2021 00:37

    RRINI ORE NE PUNE O KONTROLLORE PISA,,,, SE ATE PUNE E ENDERROJNE ME MIJERA NJEREZ,,,,KUSH NUK E DO ATE PUNE ME 4000$ NE MUAJ,,,,EDI RAMA PO NUK PRANUAN TE HYJNE NE PUNE ,, JANE ME MIJERA TE RINJ NE TIRANE PER TE HYRE ATJE,,,VETEM HAP KONKURSIN DHE DO SHIKOSH SA VETA DO VIJNE....

    Përgjigju
  • Lleshi: 07/04/2021 20:37

    Nuk ee kuptova kete e kane pagen 4400$ dhew ja ul ne 2400$ dhe pse shkakun ja keni dhene do isha dakord nqs do kishin kerkuar nee shume se 4400$ po tja uleshe pagen know seshte e ndershme pse Kane’s rene fluturimet mund te shkurtosh tjeter staff tee administrates ku ee Frye I se sa mund ti ulesh rrogen atyre njerzve qe kane jete njerzish nee dore shikoheni mire

    Përgjigju
    • Oni: 07/04/2021 21:26

      O llesh kari , un punoj ne shendetsi dhe kam ne dor jet delesh , dhe marr 400 mij lek te shkerdhyme , kta kurvat ankohen per 2400 dollar

  • Rinasi: 07/04/2021 20:20

    Shtet i marre fund si ne trafikun tokesor, ashtu edhe ajror.

    Përgjigju
  • LORA: 07/04/2021 16:28

    Kjo "greve" eshte (para se qeni penale)nje akt i paster antishqiptar i perbetuar. Regjizoret e "greves" dihet qe jane banda gangstere e Lalzit,,,,jane ata qe ferkonin barkun mengjesin katastrofik te 26 nentorit 2019,kur me mijra familje humben strehen dhe kur u shojten 52 shpirtra. Sot bindem perfundimisht qe termetet e 21 shtatorit dhe 26 nentorit 2019,me epiqender rrotull Lalzit,,,,jane veper e atij me bllok ne dore dhe dr.mortjes,porositur tek putanka e Rusise.Edhe atehere mortja me bllok ne dore n'a kishte njoftuar se e dinte vetem ai cdo te n'a gjente. Qofte e mirseardhur stervitja ushtarake e 26 prillit te sivjetem ,nga NATO ne Shqiperine tone.

    Përgjigju
  • goni: 07/04/2021 16:21

    ajo foto nga flight radar eshte komplet qesharake se edhe ne ditet me te mira prape bosh eshte ne pjesen me te madhe te kohes ,idiote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion