Grevistja në Ballsh: Monika na tha se e ka portofolin bosh, me kë tallet ajo? Të priste t’i jepnim ne nga 10 lekë? Është turp, s’ka më ku të vejë

Grevistja në Ballsh: Monika na tha se e ka portofolin bosh, me kë tallet ajo? Të priste t’i jepnim ne nga 10 lekë? Është turp, s’ka më ku të vejë

Vijon në ditën e pesë greva e urisë së naftëtarëve të Uzinës së Ballshit. Ndërsa thonë se po kërkojnë thjesht bukën e fëmijëve, naftëtaret thonë se edhe deputetët që i kanë vizituar, “kanë ardhur për t’u tallur.”

Një nga zonjat madje përmend kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, e cila sipas saj, ishte shprehur se e ka portofolin bosh.

Zonja shprehet:  “Asnjë reagim nuk kemi, as edhe një telefonatë. Edhe deputetet që vinë, vinë për t’u tallur. Vinë për hallin e tyre. Vjen zonja Monika thotë edhe unë e kam portofolin bosh. Me kë tallet ajo? Me punëtorët? Të priste t’i jepnim ne nga 10 lekë?  Është turp, s’ka më ku të vejë. Tallen me ne. Jemi nëna, jemi familjare. Kemi 5 ditë dergjemi këtu, i kemi lënë njerëzit të sëmurë brenda. Në s’jemi as deputete, as ministre, as ministre e as drejtoresha. Ne jemi punëtore të thjeshta edhe po kërkojmë bukën e fëmijëve.” 


Lajmi kryesor:

Dita e 5 e grevës/ Gratë naftëtare të Ballshit bëjnë thirrje: Të dalim nga kjo dhomë skëterrë, nënat po heqin nga shpirti i tyre për të ushqyer fëmijët (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë