Dalja mbrëmë e Bashës në një studio televizive pas thuajse 2 vitesh ishte një lajm, por më shumë lajm bëri, sepse biseda i zhvillua kryesisht me ish zëvendësen e tij dikur e sot moderatore televizive! E gjitha biseda dukej sikur ishte interpersonale ne këndvështrimin politik! Madje, nëse duhet të bëjmë krahasimet me KPD e famshme të Nanos, pak dallime mund të ketë, por në linja të përgjithshme ishte thuajse njësoj!
Grida i bëri shumë pyetje për drejtimin e situatën e PD që ndoshta në atë kohë shumë bashkë drejtues nuk ja kanë bërë, por që sot shumë demokratë do të donin t'ia bënin!
Basha edhe për shkak të faktit se përballë kishte Gridën, por edhe për faktin se tashmë nuk ka asgjë çfarë të humb duke shpresuar në ringritjen politike ishte i drejtpërdrejtë dhe sinqertë në përgjigjet e tij!
Ndoshta niveli i bisedës në këndvështrimin e lidershipit nuk ishte si duhet, por ishte i mirë dhe i domosdoshëm në optikën politike!
Basha me gjuhën e trupit të tij e sidomos me kontrollin e lëvizjet e duarve duke sikur kishte një farë tensioni, jo për përmbajtjen e bisedës në vetvete, por për faktin dhe pasigurinë sesi do të pritej para publikut pas një pauze dy vjeçare, kjo falë zgjedhjes së tij!
Mendoj se Basha ka kaluar një test të mirë mbrëmë dhe ka dëshmuar se ai është i vendosur në rrugëtimin e tij politik, duke konfirmuar edhe një herë se vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm politik e publik përtej llogjikës së numrave apo të ngjarjeve të ndodhura në këto dy vite!
Edhe paneli ishte i mirë, sepse i bënë shpesh pyetje të drejtpërdrejta dhe e për çështje konkrete! Ndoshta moderimi mund të ishte më i mirë në kuptimin e pyetjeve, përgjigjeve dhe dëgjimit, por mendoj sesi dalje e parë pas dy vitesh pauzë dhe me shpresën se nuk do të fillojë një pauzë e re paafat ishte në momentin e në hapësirën e duhur!
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.8%
-
Pak
60.7%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1193
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alban Daci: Deputetët turistë dhe vota e emigrantëve!
5 Shkurt, 07:08
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Bardhi, Alizoti e Gjekmarkaj dikur e shanin Berishën, tani i ‘lëpihen’ për t’u bërë deputetë! Primaret janë një teatër
4 Shkurt, 18:46
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, kallëzim për ish-kryeministrin, familjen e bashkëpunëtorët! Si Argita e Malltezi pastruan paratë me Fazlliç, miliona euro offshore në studion ligjore
4 Shkurt, 18:29
-
Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje
4 Shkurt, 07:20
-
Sot e ka armik/ Ja kur Berisha i thurte lavde Bashës në tv e familjes së tij: Shqipëria s’ka pasur kurrë ndonjë politikan kaq të mirë sa ai (VIDEO)
3 Shkurt, 12:57
-
Programi për të përndjekurit politikë, Basha: I japim fund padrejtësisë historike ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë
3 Shkurt, 10:53
-
Basha e Alibeaj bëhen sërish ‘bashkë’/ Sidi Hasanaj nga Demokratët Euroatlantikë: Koalicion me 'Djathtas 1912' dhe LZHK-në e Shehit
31 Janar, 18:34
-
Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb
29 Janar, 10:30
-
Ylli Pata: Pse u shpik 'aksidenti' ndaj Lulzim Bashës?
27 Janar, 21:36
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10