Një konflikt i çastit mes dy personave për pak sa nuk ka përfunduar në një vrasje.
 
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Uznovë” në vendin e quajtur ‘Rruga e liqenit”në qytetin e Beratit ku pas një konflikti të çastit për motive të dobëta 71-vjeçari Dilaver Ibro ka tentuar të vrasë me sende të forta prerës (nga ato që përdoren për hapjen e shisheve të birrës) 81-vjeçarin R.K.
 
Kanë qenë banorët e lagjes të cilët kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin e më pas kanë njoftuar policinë e cila ka prangosur 71-vjeçarin që akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentative”.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)