Grisja e flamurit grek në Finiq, OMONIA: Nëse banorët do të kishin kapur autorët, pasojat do ishin të rënda

Grisja e flamurit grek në Finiq, OMONIA: Nëse banorët do të kishin kapur autorët, pasojat do ishin të rënda

Thimi Loli dhe memoriali në nder të tij

OMONIA ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme në fshatin Kranë të bashkisë së Finiqit, ku u gris flamuri grek dhe u thye memoriali i Thimio Lolit, i cili ka qenë njëri ndër të ashtuquajturit komandantë të çështjes së Vorio Eprit (Lexo këtu). OMONIA e cilëson si provokim të rëndë ngjarjen, ndërsa shton se është nxitur nga motive raciste.

“Provokim i rëndë antihelenik akti i shkatërrimit të pllakës përkujtimore të Thimjo Lolit në Kranja. Nga çdo pikëpamje është i dënueshëm akti i “personave të panjohur” që dje, herët pasdite (e Hënë, 3 Dhjetor 2018) të nxitur nga motive raciste dhe antihelenike, në sheshin qendror të fshatit Krane, me dhunë hoqën dhe në vijim shkatërruan pllakën e mermertë me portretin e luftëtarit të Minoritetit Etnik Grek, Thimjo Loli.

Autoritetet lokale dhe Këshilli Bashkiak i zonës e ka për detyrë jo thjesht të këmbëngulë në dënimin e aktit të shkatërrimit të memorialit gjë që mund të kishte sjellë pasoja akoma më të rënda nëse autorët do të kishin rënë në duart e banorëve të fshatit, por edhe të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme të rehabilitimit të zëvendësimit të pllakës së dëmtuar dhe me sanksionim të qartë ligjor” thuhet ndër të tjera në deklaratën e OMONIA-s, parti e mbrojtjes së minoritetit grek. 

Memoriali në fshatin Kranë, është ngritur rreth 7 vite më pare dhe në përshkrimin e saj shkruhet se ajo i dedikohet Thimio Lolit për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë. Ndërkohë që pas vrasjes së Kacifas tensionet mes dy vendeve janë rritur.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Omonia: 04/12/2018 16:31

    Do ti rruanit loqet po ti kapnit. Tjeter here djema, me ate gjene kuadrate.

    Përgjigju
  • [email protected]: 04/12/2018 16:25

    Helenizmi i p****t te sateme. Kemi bq ne qeveri dhe kuvend, per ate i pazoti ben te fortin. Poshte tradhetaret ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja