TIRANE - Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të thirrur para pak ditësh nga Presidenti Bujar Nishani, është konsumuar një shkelje e rëndë e ligjit nga vetë Kreu i Shtetit.

Lexo.al e bëri me dije këtë fakt para dy ditësh, por pa cituar emrin e shkelësit të ligjit. Bëhet fjalë për një prej këshilltarëve të tij, i pranishëm në mbledhje, por të cilit ka më shumë se 6 muaj që i ka mbaruar certifikata e sigurisë.

Sot, Lexo.al disponon nga burime koefidenciale  edhe emrin e këshilltares së presidentit të cilës i ka mbaruar certifikata e sigurisë. Bëhet fjalë për Ilda Zhulalin, gruaja e deputetit demokrat Aldo Bumçi, të cilës certifikata e sigurisë i ka mbarur ka më shumë se 6 muaj, thonë burime për Lexo.al.

E gjithë kjo bëhet akoma dhe më e rëndë kur me ligjin e ri të miratuar në Kuvend të gjithë personat të cilët për shkak të detyrës njihen me përmbajtje informacioni të klasifikuar, duhet që 6 muaj para skadimit të certifikatës së sigurisë të nisin procedurat, në mënyrë që personi të rezultojë i “pastër”. Mesa duket as ligjvënësi Bumçi se di këtë!

Sipas ligjit në fjalë njeh si përgjegjës Kreun e Shtetit i cili është ai që zotëron informacionin se cili nga këshilltarët e tij ka çertifikatë sigurie. Por kjo mesa duket nuk i bën përshtypje Presidentit i cili nuk e ka për turp tashmë te konsumoje skandal pas skandali.

Nga ana tjetër, ligji njeh përgjegjësi madje akoma më të madhe për ata që japin informacion të klasifikuar njësoj si për ata që njihen me informacion të klasifikuar.

Ndërkohë që Bumçi lobonte fort në Bruksel për mosçelje negociatash BE-Shqipëri, e shoqja  e tij Ilda, jashtë kuadrit ligjor merr informacione të klasifikuara të rëndësisë kombëtare duke shkleur ligjin, me bekimin e presidentit.

(shqiptarja.com)