Walberswick është një fshat i vogël pranë brigjeve të Suffolk në jug-lindje të Anglisë dhe ndonëse është në një rrugë paksa të harruar, në të vazhdon ende të lulëzojë një biznes unik i cili drejtohet nga Dani Church e cila e ka trashëguar biznesin 125 vjeçar të shëtitjes me varka nga familje e saj.
Ajo është gjenerata e shtatë e kësaj trashëgimie dhe i është dedikuar për të përcjellë traditën e familjes, por dhe për shkak të dashurisë ndaj varkave me të cilat është mësuar që në vegjëli. Ajo tregon gjithashtu se e dashuron punën në natyrë dhe kjo është gjithçka ka dëshiruar ndonjëherë; të shëtisë, të bëjë ushtrime dhe të bisedojë me vizitorë të ndryshëm që vinë për shëtitje në brigjet e Suffolk. Ky shërbim nisi që në shekullin e trembëdhjetë por është trashëguar nga stër-stër gjyshi i saj që nga viti 1885.
Fillimisht udhëtarët udhëtonin me tragetë të vegjël, nga ku transportoheshin njerëz, mallra dhe kuaj, por pas vitit 1930 puna ra ndjeshëm dhe ata u detyrua ta zëvendësonin me këtë barkë me rrema. Dani vozit këtë barkë të ndërtuar me drru, duke shëtitur në lumin Blyth që kalon mes dy qyteteve Southwold dhe Walberswick. Gjatë muajve prill - shtator asaj i duhet ta bëjë këtë rrugë dhe 100 herë në ditë, me një çmim prej $1,5 dollarësh për person, ku zakonisht në një rrugë maksimumi mund të udhëtojnë 11 persona njëherësh.
Kohëzgjatja e udhëtimit varet nga kushtet atmosferike dhe sidomos era e cila e bën shëtitjen ndonjëherë të vështirë për t’u realizuar. Thellësia e ujërave midis dy molve të qyteteve varion nga 25 deri në 50 metra dhe në barkë mund të transportohet gjithçka përfshirë dhe kafshët. Dani shpjegon se i vetmi kusht që ka vënë është përdorimi i celularëve gjatë udhëtimit, të cilët mendon se shpërqëndrojnë udhëtarët dhe nuk i lënë ata të shijojnë qetësinë dhe harmoninë e natyrës në një udhëtim të tillë kaq të veçantë, që të kthen pas në një kohë ta largët.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com