U arratis nga Maqedonia për t'i shpëtuar burgut, Gruevski thyen heshtjen: Kisha informacione se në qeli do të më vrisnin

U arratis nga Maqedonia për t'i shpëtuar burgut, Gruevski thyen heshtjen: Kisha informacione se në qeli do të më vrisnin

Ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski thotë se u largua për në Hungari për të shmangur dënimin prej dy vjetësh burgim pasi ai pranoi kërcënime se do të vritej. Në intervistën e parë që prej se ka ikur nga shteti, Gruevski më 2 shkurt tha për televizionin maqedonas "Sitel" se ai fillimisht kishte pasur për qëllim që të shkonte në burg për të vuajtur dënimin, pavarësisht se ai dënimin ndaj tij e quajti “pa bazë ligjore”.

“Por, pranova informacione se dikush po planifikonte të më likuidonte në burg. Prandaj, ndryshova vendimin tim”, tha Gruevski. Gruevski tha se ka pranuar informacione “nga njerëz brenda burgut që kanë qenë mirë të informuar” se është planifikuar një atentat ndaj tij. “Nuk mund ta them publikisht se kush qëndron pas këtij komploti sepse nuk mund të ofroja prova për këtë gjë në atë moment. Prandaj, vendosa të largohesha nga Maqedonia”, tha ai.

Gruevski edhe më herët ka deklaruar se ka pranuar kërcënime me vdekje në Maqedoni, një akuzë për të cilën, Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev ka shprehur skepticizëm, duke hedhur poshtë se ish-kryeministri Gruevski ka qenë viktimë e ndjekjes politike. Gruevski, që ka lidhje të fuqishme me kryeministrin autokrat hungarez, Viktor Orban, u largua për në Budapest në nëntorin e vitit 2018, pasi ishte dënuar në Maqedoni nën akuza për korrupsion me dy vjet burgim.

Budapesti zyrtar i dha azil Gruevskit, për atë që e cilësoi si “përndjekje politike” në Maqedoni. Gruevski tha se ka zgjedhur shtetin e Hungarisë për shkak se ai është anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe sipas tij është shtet “me institucione të pavarura”. Nikola Gruevski, ka shërbyer në postin e kryeministrit nga viti 2006 deri më 2016. Ai, në muajin maj të vitit 2018, u dënua me dy vjet burgim, për shkak se kishte përdorur për nevoja personale, një veturë në vlerë prej 600 mijë eurosh, që ishte blerë me fonde shtetërore. Shkupi zyrtar, që ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për Gruevskin, e akuzon atë edhe për një varg veprash të tjera që lidhen me korrupsion.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 03/02/2019 18:16

    Nuk te vrasin ty jo. nuk ben burg njeri per vemje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar