Lideri i opozitës në Maqedoni Zoran Zaev ka deklaruar sot sese ekziston një përgjim në të cilin kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka pranuar se tashme Maqedonia e ka pranuar propozimin grek për emrin dhe këtë ua ka thënë edhe autoriteteve greke por janë këto të fundit që nuk po kthejnë një përgjigje.

Kryetari i LSDM Zoran Zaev publikoi përgjimet lidhur me emrin e Maqedonisë. 

"Erdhi koha që Republika e Maqedonisë ta kuptojë gënjeshtrat lidhur me mitin e krijuar nga Gruevski për patriotizmin e Gruevskit, e cila e bllokoi Maqedoninë në rrugën euroatlintike. Ai ka bërë Pazar me emrin Kushtetues të Maqedonisë", tha Zaev.

Ai tha se bisedat zbardhin se cilët kanë qenë negociuesit e vërtetët për emrin pasi sipas tij nuk ka qenë as Nikola Gruevski, ai vetëm ka dëgjuar.

Sasha Mijallkov dhe drejtori Emanuel Malezis i njohur si Manoli kanë negociuar për emrin.

Zaev theksoi se këto negociues kanë qenë nën hije dhe bisedimet në Nju Jork kanë qenë false.

"Në bisedën mes Antonio Milloshovski, Sasho Mijallkov dhe Nikolla Gruevski bëhen pazare çfarë emri ti vendoset Maqedonisë, edhe më i keq se FYROM (IRJM)", deklaroi Zaev.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)