Grupet e armatosura të PD 'për mbrojtjen  e votës', Yuri Kim: Janë të paautorizuara dhe të papranueshme për nje vend të NATO-s dhe që aspiron BE

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka cilësuara të tmerrshme dhe të papranueshme për një vend që është në NATO dhe aspiron BE, që të ekzistojnë  grupe të armatosura dhe të paautorizuara për të mbrojtur votën.  E ashpër dhe e drejtpërdrejtë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i cilësoi të papranueshme grupet e armatosura të PD për mbrojtjen e votave. Kim falenderoi Raman e Bashën për thirrjet për qetësi dhe për të votuar, por në deklaratën e saj nuk përmendi Metën.

"Është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë paqësore dhe të drejta ku qytetarët të shprehen me votën e tyre. Ka një proces transparent i krijuar dhe autoritetet janë të qarta për mbrojtjen e votës. Miqtë tuaj ndërkombëtar janë këtu për t'u siguruar për këtë proces. Gjithashtu unë do të jem pjesë e një prej grupeve të 25 ekipeve që SHBA ka këtu për zgjedhjet e 25 prillit, dhe do të monitorojmë si votimin, procesin e numërimit dhe shpalljen e rezultatit. Të gjithë jemi të shqetësuar nga ajo që ndodhi dje, është e rëndësishme që shkelësit të kapen dhe përgjegjësit të ndëshkohen pa përjashtohen, nuk ka trajtim të veçantë për askënd dhe askush nuk është mbi ligjin.  Zgjedhjet e 25 prillit kanë lidhje me të ardhmen dhe jo me të shkuarën, gjërat e tmerrshme të së shkuarës duket të lihen pas. Gjëra të tilla të tmerrshme sic janë grupet e paautorizuara për të mbrojtur votën e qytetarëve, kjo të mbetet pas në të shkuarën. Kjo është diçka e papranueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron të integrohen në BE. Është përgjegjësit e udhëheqësve që të bëjnë thirrje për qetësi për të siguruar që të ketë qetësi dhe të mos ketë nxitje për gjëra që s'kanë lidhje me qetësinë. Jemi duke monitoruar të gjitha veprimet e drejtuesve të vendit. Falenderoj kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha për deklaratën e tyre që të qëndrojnë të qetë dhe të refuzojnë dhunën", tha Kim


Lajmi kryesor:

Grupet e armatosura të PD 'për mbrojtjen e votës', Yuri Kim: Të paautorizuara e të papranueshme për një vend të NATO! Gjë e tmerrshme që i përket të shkuarës


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dha PD-në Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

I dha PD-në Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri