Grupi britanik “The Animals” në
Tiranë: Muzika na del nga shpirti

Grupi britanik “The Animals” në<br />Tiranë: Muzika na del nga shpirti<br>
Një natë spektakolare ishte ajo e mbrëmshmja pranë ambienteve të Fusion tek Abba Bussines Center. Banda britanike “The Animals and Friends” kanë performuar këngët e tyre më të famshme tërësisht live duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Grupi i cili ka edhe një yll në Rock and Roll Hall of Fame, kanë marrë duartrokitje të shumta nga publiku dhe të gjithë njëzëri kanë kënduar këngët në unison. Ata janë shumë të famshëm dhe kanë krijuar këngë të mëdha si The House of the rising sun apo Don’t let me be misunderstood.

Pëlqimi i madh i publikut u konkretizua me autografet dhe fotografitë që banda nuk ngurroi ti jepte në fund të performancës së tyre fantastike. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, The Animals shprehën se ngelën tepër të kënaqur nga publiku kryeqytetas dhe se pritja shqiptare është e shkëlqyer.

Ndër të tjera vokalisti i grupit Danny Handley përshëndeti edhe në gjuhën shqipe. Për aktivitetin e tyre në Tiranë ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit Kozeta Kurti, organizatorja e këtij eventi. The Animals and Friends do të keni kënaqësinë ti ndiqni edhe sonte në orën 22:00 vetëm tek Fusion , Abba Bussines Center.

Intervista
-Para së gjithash faleminderit që jeni ketu
Është hera e parë për ju këtu?
Jo, unë dhe Xhon kemi qenë ketu edhe 10 vjet me parë me Stiv Kroper.

-Pra çfare ka ndryshuar që ateherë deri tani?
Kemi bërë më shumë këngë, e kemi zhvilluar muzikën tonë.

Si ju duk publiku shqiptar sot?
Shumë të mirë, një vend fantastik.

-Jam shume kurioze, pse Animal? Pse ky emër?
Është thjesht një emër i mirë. Më parë kemi patur një emër tjetër, por pastaj një shok muzikant na e ndryshoi atë dhe sugjeroi The Animals.

-Çfarë lloj emocionesh merrni gjatë kohës që performoni?
Qejf, bëjmë shumë qejf. Eshtë shumë mirë të bësh profesionin që të pëlqen më shumë.

A keni menduar ndonjëherë të ndryshoni rrymën e këngëve që bëni? Për shembull të bëni një këngë komerciale?
Jo, ne bëjmë muzikën që na del nga zemra, nuk e bëjmë këtë për para dhe as për marketing.

-A keni një këngë të preferuar?
Po, House of the rising sun.

-Ju edhe këndoni, edhe luani në kitarë. Cilën prej tyre pëlqeni më shumë?
Më pëlqejnë të dyja. Është shumë e vështirë ti ndaj. Është e njëjta gjë për mua dhe nuk mund të bëj pa to.

-Për ju është hera e parë në Shqipëri? Si ju duket?
Gjeta njerëz që pëlqejnë muzikën qe bëjmë ne, ndaj jam i lumtur. Mendova se mos ndoshta ju pëlqeni muzikën rrep.

Do vini sërish në Shqipëri?
Nëse ju më kërkoni që të vij, sigurisht që do të vijmë sa herë që të dëshironi.

A mund të thoni diçka në shqip për programin tonë?
Përshëndetje Rreze Dielli!

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...