Mbyllen zgjedhjet e Berishës për kreun e partisë në Mallakastër, fiton Resmi Shanaj! PD-ja e Alibeajt: Po vendos në poste drejtuese ish- funksionarë të LSI

Mbyllen zgjedhjet e Berishës për kreun e partisë në Mallakastër, fiton Resmi Shanaj! PD-ja e Alibeajt: Po vendos në poste drejtuese ish- funksionarë të LSI

Sali Berisha

FIER- Grupi i Rithemelimit ka nisur procesin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në rrethe. Ditën e sotme është realizuar votimi për kreu e ri të degës Mallakastër. Në garë ishin Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj, ku ky i fundit ka marrë 277 vota pro, 80 vota kundër dhe 12 vota të pavlefshme.

Zgjedhjet u zhvilluan nga ora 09:00 deri në orën 17:00, ndërsa dy kandidaturat u propozuan nga vetë strukturat e PD. Mallakastra është e para që voton.

Pas fitores Shanaj u shpreh se dera është e hapur për të gjithë demokratët. Deputeti Luan Baçi si i  deleguar i Komisionit të Rithemelimit për qarkun Fier ka qenë prezent në këto votime.

Për këtë proces zgjedhor të nisur nga Sali Berisha ka ardhur edhe reagimi i PD-së së Enkelejd Alibeajt, ku akuzojnë Berishën se po vendos në krye të partisë në rrethe ish-funksionarë të LSI-së.

“Demokratët refuzojnë farsën e zgjedhjeve të Sali Berishës. Ato jo vetëm janë përjashtuese po në vend të tyre po zgjidhen në poste drejtuese ish-funksionarë të LSI. Njëri ndër ta është Santiliano Dule, i cili në zgjedhjet e 25 prillit, siç e tregon dhe statusi i tij, ka qenë pjesë e fushatës së kandidatit të LSI. Sot Sali Berisha ka injoruar kontributin e gjithë demokratëve të Beratit”, shkruan PD-ja ndër të tjera.

Prej kohësh është folur për nja bashkëpunim me Sali Berishës dhe Ilir Metës. Kjo edhe për faktin se LSI u shndërrua në mekanizmin kryesor të regjistrimit të “Shtëpisë së Lirisë” në zgjedhjet e 6 marsit.    

Nën drejtimin e Sali Berishës, Komisioni i Rithemelimit zhvilloi pak ditë më parë një mbledhje në selinë e Partisë Demokratike, ku në fokus të takimit ishte riorganizimi që po bën Komisioni i Rithemelimit, në bazë dhe zgjedhjen e strukturave të reja vendore, nga anëtarët e kryesisë së degëve, deri te kryetarët e tyre. Ky proces i hap rrugë mbledhjes së Kuvendit të 30 prillit, ku do të zgjidhet Këshilli Kombëtar dhe Kryesia e partisë, por jo kryetari që do e drejtojë.

Komisioni i Rithemelimit të PD-së shkarkoi kryedemokratin Lulzim Basha në Kuvendin e 11 dhjetorit të vitit 2021, kuvend i cili u njoh nga gjykata, me vendimin e gjyqtarit Agron Zhukrit. Në të njëjtën ditë, pra me 11 dhjetor, u ngrit edhe Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme për riformimin e PD-së. Ky Komision do ta ketë partinë në dorë deri në mbajtjen e Kuvendit të ri që do të zgjedhë kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:55
Zgjedhjet e Berishës për krerët e degëve, në Mallakastër fiton Resmi Shanaj

1649523437_votiminemallakaster.png

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka mbyllur procesin zgjedhor për kryetarin e degës së PD Mallakastër në bazë të parimit, një anëtar një vote.

Fitues është Resmi Bilbil Shanaj arsimtar. Shanaj mori 277 vota pro, 80 vota kundër dhe 12 vota të pavlefshme

Ora 15:17
Berisha mban zgjedhjet për kreun e partisë në Mallakastër, PD e Alibeajt: Po vendos në poste ish-funksionarë të LSI-së

Ajo pjesë e Partisë Demorkatike e cila tashmë po drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, në një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar Sali Berishës lidhur me zgjedhjet e bëra në rrethe.

"Demokratët refuzojnë farsën e zgjedhjeve të Sali Berishës. Ato jo vetëm janë përjashtuese po në vend të tyre po zgjidhen në poste drejtuese ish-funksionarë të LSI. Njëri ndër ta është Santiliano Dule, i cili në zgjedhjet e 25 prillit, siç e tregon dhe statusi i tij, ka qenë pjesë e fushatës së kandidatit të LSI. Sot Sali Berisha ka injoruar kontributin e gjithë demokratëve të Beratit, që kanë punuar e sakrifikuar për Partinë Demokratike dhe u ka emëruar kryetar grupseksioni në Berat nga LSI. Kjo është mënyra se si po veprohet kudo, përjashtuese dhe jo-përbashkuese", shkruhet në njoftim. 

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 09/04/2022 09:55

    MOS U DESHMONI, PER TE PAMARRUR VESH NE POLTIKE, KJO ESHTE PUNE KOTI "UJE NE HAVAN".BENU GADI,AMA PRITE EDHE PAK DITE METEN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025